Sa dëgjova deklaratën e zotit Berisha që zoti Rama ka qëlluar zotin Peleshi u nisa me të shpejtë të takoja këtë të fundit. “Po me Nikon ç’pati, mendoja teksa vrapoja. Niko ziu është nga më të mirët. Le që i miri e ha përherë“. Pas pak minutash veten e gjeta në zyrën e zotit Peleshi, që ishte shtruar e tëra me sixhade prej leshi. E gjeta shtrirë në divan duke rënkuar. Me të kreva këtë bashkëbisedim:
 
Kaso Kosa: -Zoti Peleshi, përshëndetje! Si ndodhi?
Niko Peleshi: -Çfarë Kaso?
-Si ndodhi që iu qëlloi zoti Rama?
-Kur më qëlloi?
-Para disa ditësh pra. Kështu tha zoti Berisha.
-Kujtova se po flisnit për herët e tjera.
-Edhe herë të tjera ju ka qëlluar?
-Eeeee, Kaso vëllai. Unë jam bërë si dyshek me të cilët boksierët bëjnë stërvitje.
-Nuk ju kuptoj, zoti Peleshi.
-E, mo, Kaso, që mbete aguridhe. Më shkëput nga punët e tjera që kam dhe detyrohem të të shpjegoj ty. Por meqë je figurë e shquar ndër vite, po ta shpjegoj, me aq sa mbaj mend.
-Si me aq sa mbani mend!
-Po s’mbaj mend mirë, se me ç’mbaj mend, hëngra aq grushta nga Rama, sa m’u rrotullua truri. Ana e majtë e saj kaloi në të djathtën dhe e djathta i zuri vendin të majtës. Po ti Kaso nuk mund ta kuptosh, se nuk e ke provuar.
-Ma thoni historinë ju lutem! Si ndodhi?
-Dëgjomë Kaso! Ti e di që zoti Rama ka mardhënie shumë të mira me zonjën Merkel. E di besoj?
(Vazhdimin e intervistes e ndiqni neser ne gazeten Intervista që e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund ta blini edhe online në mbarë botën në http://www.pressreader.com/albania/intervista? Mos harroni, na ndiqni edhe online në www.intervista.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *