Shqiptarja më e njohur në Dubai,  Merita Merja është tanimë me sallonin e saj më të ri të bukurisë “MSM Beauty by Merita Merja” 
Emblema e bukurisë Merita Merja tanimë është një emër i njohur në fushën e bukurisë, kudo ku ka shqiptarë dhe kudo ku ka prekur me magjinë e duarve të saj. 

Merita është një profesioniste e vërtetë e artit të bukurisë e cila ka marrë përsipër të realizojë gjithçka që ka të bëjë me kurimin e imazhit të bukurisë së një femre. Në mbrëmjen e 5 tetorit ajo përmes nje feste të jashtëzakonshme, çeli dyert e sallonit të saj në Dubai. Mes personazheve të njohur në tokën arabe dhe miq të saj, ajo ishte kryefjala e mbrëmjes. E veshur me krijimet e saj, duke qenë se disenjon mjaft mirë fustanet e mbrëmjes ajo shkëlqeu me të gjithë sharmin e që e karakterizon.

Të gjitha bashkëatdhetaret shqiptare tani kanë rastin ideal të vizitojnë në Dubai ,sallonin e bukurisë “MSM BEAUTY BY MERITA MERJA” një konceptim unik siç di të realizojë vetëm Merita. Sukseset më të mira edhe pse jemi të sigurtë që do shkëlqejë ashtu si në çdo sipërmarrje të saj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *