Majlinda Dada ka qenë mysafire “NKosovë show” dhe duket se u ndje si në shtëpinë e saj. Moderatori nuk i kurseu vlerësimet dhe superlativat. 

Majlinda u rikthye në fokus pas viralitetit të këngës “Zemra e huaj” që e njohu kudo ku këndohet e dëgjohet shqip, në 10 vjetorin e saj. Nga ana tjetër edhe këngëtarja u tregua mirënjohesë për vlerësimin ndaj saj dhe drejtimit të artit që përfaqëson, muzika.

“Si sot e 10 vite kënga “Zemra e huaj” u bë një hit,  çfarë ndodhi me këngën?-u pyet nga moderatori Shpëtim Desku.

-Po sa herë shkoja nëpër evenimente, gjithnjë më kërkonin ta këndoja, shikoja dhe brezat e rinj që e kanë pëlqyer shumë dhe vetëm ai varg, të ndjej pranë dhe pse larg të kam e me shkruajnë duke më kërkuar nëse mund ta miksojnë pak e unë i pranoj e ata habiten. Përkundrazi mua më bëhet shumë qejfi që kaq të rinj duan një këngë që ka 10 vite që ka dalë në treg.

Përveç ngjashmërisë me ikonën Marylin Monroe, moderatoi i theksoi edhe një pikë ngjashmërie me artisten Gili. 

-Po këto komentet që shikohen në vidion, ngjan si Marilyn Monroe, si Gili,  a mendon se i ngjan vërtetë kësaj ikone?

Kur I kam flokët që i bëj në onde edhe të shkurtra, këtë ma kanë thënë kur kam qenë në Zvicër në 2005. Dhe aty në një parukeri më thanë që i ngjaja Marilyn Monros, duke pasur parasysh që ajo mbetet ikona e bukurisë. Aty më lindi ideja se si mund ti ngjaja më konkretisht asaj, por më thanë se kisha tiparet e hijen e ftyrës si ajo, më pas më bëri makeupin e më vuri paruke si ajo, e aty e kuptova se sa i ngjaja vërtet” 

Majlinda performoi këngën “Zemra e huaj” me një potencë dhe ngjyra që i dhanë jetë asaj këngë si 10 vite më parë. Këngëtarja shqiptare punon e jeton në Londër ku këndon muzikë shqip. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *