Sulmi i Hamasit me raketa drejt Izraelit u shoqërua me 200 të vrarë e shumë të plagosur, po kështu dhe në Rripin e Gazës. Deklarata e shpalljes së luftës midis Izraelit e Palestinës nga Netanjahu po thekson më tepër idenë e shpërthimit të konflikteve të vjetra, por të rihapura. Sot bota po përballet me konflikte të nxehta dhe dukshëm të rindezura nga e njëjta dorë që nxiti konfliktin në Ukrainë, dhe provokoi atë në veri të Kosovës me Serbinë. Jemi realisht në një situatë serioze, me vatra lufte të hapura dhe me koka të nxehta që i nxisin ato. Pikërisht urrejtjes shekullore Izrael-Palestinë, sigurisht do t’i shtohen të vrarët dhe gjaku i derdhur i të pafajshmëve. Duhet të zgjohemi e të ndërgjegjësohemi. Rusia po ndez vatra lufte, dhe këto vatra të nxehta të bëjnë të mendosh që jemi drejt përhapjes së saj në gjithë botën. Sot duhet të solidarizohemi me Izraelin dhe të lutemi për shpirtrat e të pafajshmëve. Të lutemi që kjo çmenduri e diktatorëve të ndalet, për të mos u përfshirë e gjithë bota në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *