Xhuljo Doci, është djali që ka pasion gazetarinë dhe mendon që në të ardhmen të jetë pjesë e botës së madhe të medias. Ai e ka nisur mbarë në këtë rrugë sepse tashmë është i lidhur me një prej fushave më të dashur për publikun, showbizin. Xhuljo menaxhon një nga faqet më të ndjekura të instagramit e konkretisht @vipat_shqiptare! Në këtë intervistë, Xhuljo tregon gjithçka prandaj nuk duhet humbur…!

Fabjola Kuburi:- Vipat_shqiptare, është një nga faqet më të ndjekura nga personazhet publike dhe jo vetëm në instagram. Kush fshihet pas kësaj faqe kaq të dashur për fansat por edhe për vetë vipat?

Xhuljo Doci:- Përshëndetje! Faqen e @vipat_shqiptare në instagram e menaxhoj unë vetë, një i  apasionuar pas gazetarisë.

– Xhuljo, personazhet e dinin që në fillim që je ti pas asaj faqeje? Si reaguan kur e morën vesh?

–  Jo nuk e dinin se kush isha,por me kalimin e kohës edhe kjo gjë u bë e ditur. Personazhet. Gjeta mbështetjen e tyre.

– Po familja?

– Familja tani vonë e ka marrë vesh për faqen që unë menaxhoj.

– Xhuljo si të lindi idea për të menaxhuar një faqe vetëm për vipat?

– Një ditë kur po shikoja disa postime te ndryshme te VIP-ave dhe aty në atë moment më lindi ideja që ta menaxhoja atë faqen dhe besoj që ja kam dalë mbanë t’a menaxhoj mirë vetëm.

– Kur e hape faqen e kishe menduar që do bëhej kaq e njohur?

– Nuk e kisha menduar se faqja  do bëhej shumë e njohur.

– Cili është postimi i parë që ke bërë dhe kujt ia ke kushtuar?

– Postimi i parë që kam bërë është një foto e Luana Vjollcës.

– Cilat janë vipat që të kanë mbështetur që në fillim?

-VIP-at që më kanë mbështetur në fillim janë: Xhani Demika ka qenë personi i parë që më ka bërë suport.Pastaj pak më vonë më kanë mbështetur edhe Genta Gjalpi, Marina Fara, Ermal Fejzullahu, Lorik Cana, Niko Komani, Erald Farruku, Alma Celaj, Bieta Sulo, Babygee, Marina Vjollca, Luana Vjollca, Besnik Qaka, Vani Gjuzi, Blerina Matraku, Alba Hoxha, Rati, Zaimina Vasjari, Aurela Hoxha, Yll Limani, Anjeza Maja, Aurela Gaçe, Bes Kallaku, Dj Viki, Klajdi Haruni, Bruno, Kejsi Tola, Krusita, Flor Mumajesi, Fifi, Eli Fara, Erion Isai, Gaz Paja, Dr.Senera, Kiara Tito, Liesa Haxhiasllani, Ona Vasjari, Robert Berisha, Renato Mekolli, Dj Sardi, Aulona Musta, Alesia Bami, Kelvi Kadilli, Einxhel Shkira, Sabina Shehu, Ertila Koka, Ilda Bejleri e shumë të tjerë që nuk po më vijnë ndërmend.

– Xhuljo ti je shumë i ri në moshë, por di që ke pasion gazetarinë, mos ndoshta do jesh në fushën e showbizit në të ardhmen? Sepse unë të mirëpres…!

– Do jem në fushën e showbizit, (qesh)…më prit më prit..!

-Publikon edhe për të rinj që duan ti hyjnë rrugës së artit, pra je si suport për ta, ke marrë mrapsht falendërime, mirënjohje?

-Po i mbështes dhe do ti mbështes gjithmonë ata që do t’i hyjnë rrugës së artit, dhe sigurisht kam marrë plot falënderime dhe mirënjohje.

– Ka pasur ndonjë rast që ndonjë vip të ka kërkuar të heqësh foton e X personazhi tjetër sepse e ka inat ose ka konflikte personale? Si ke vepruar në këto raste?

– Po më ka thënë një personazh VIP për ta fshirë foton e atij/asaj se e kishte inat. E fshiva sigurisht sepse ma kërkoi me mirëkuptim që ta fshija.

–  Po që t’i publikosh foton të kanë kërkuar,  foton e tyre sigurisht?

– Po më kanë kërkuar ti publikoj jo vetëm foto por edhe video ose edhe muzikën që sapo e nxjerrin. Më kanë kërkuar t’u bëj suport dhe unë sigurisht që i kam bërë suport çdo njeriu që m’a ka kërkuar.

– Xhuljo përveç famës që ka fituar kjo faqe a ka edhe të ardhura financiare? Si funksionon?

– Kurrë nuk e kam menduar që t’a përdor faqen si një mënyrë për të fituar të ardhura financiare. Ndoshta sapo të arrij edhe pak më shumë do e bëj.

– Cilat janë personazhet të cilët ti ke marrëdheniet më të mira? Po më pak të mira?

– Me të gjithë personazhet i kam marrëdhëniet shumë të mira. Janë me të vertetë miq/shokë/kolegë mjaft të mirë dhe për këtë gjë jam shumë i lumtur dhe krenar.

–  Ke marrë ndonjë herë ndonjë kërcënim nga ndonjë faqe konkurrente?

– Jo asnjehëre nuk kam marrë ndonjë kërcënim nga faqet e tjera konkurrente. Madje me disa i kam marrëdheniet shumë të mira.

–  Xhuljo si do e mbyllim këtë intervistë, të ngeli ndonjë merak?

– Asnje gjë nuk më ka ngelur merak, përkundrazi jam shumë i lumtur dhe falënderues për çdo personazh që më ka bërë suport deri tani. Faleminderit për intervistën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *