Unё qё po shkruaj jam 30 vjeçe. Kam qenё e martuar pёr 5 vjet, por nuk kam fёmijё. Ish- burri im u martua menjëherё pasi u nda nga unë dhe tani po pret njё fёmijё. Unё kёtё vit kam patur tre lidhje dhe nuk pёrfundova me asnjёrin. As vetё nuk e di pse nuk pёrshtatem me njeri.

Nga fillimi i vitit u njoha me njё burrё nё Facebook. Ai ishte 40 vjeç, i divorcuar. Nё Facebook kishim njё mike tё pёrbashkёt dhe kёshtu, unё e pranova kёrkesёn e tij tё miqёsisё. Pasi folёm pёr disa kohё, ai mё ftoi tё pinim njё kafe. U takuam. Ai ishte mё i pashёm se nё fotografi, ishte njeri i zgjuar dhe me humor. Na u bё zakon ta pinim kafen çdo pasdite pasi linim punёn tё dy. Na pёrputheshin mendimet dhe arritёm nё pёrfundimin se ishim bёrё pёr njёri-tjetrin, por ai kishte njё tё metё; gjatё gjithё kohёs fliste pёr ish-gruan e tij dhe pёr vajzёn 3-vjeçare, tё cilёn e shihte njё herё nё javё. Mallin pёr vajzёn e kuptoja se natyrisht, nuk kishte si tё ndodhte ndryshe. Fёmija ёshtё gjёja mё e shtrenjtё nё botё dhe unë kёtё e kuptoj, edhe pse nuk kam vetё fёmijё, por gruan, pse nuk e hiqte nga goja? Vetёm kjo ishte e keqja e tij. Nё fillim tё lidhjes, unë e duroja dhe me lezet e anashkaloja bisedёn duke ndёrruar temё. Kёshtu, ai e harronte pёr pak. Nё fakt, dolёm bashkё dhe madje bёmё udhёtime dy fundjava nё pika turistike dhe ishte diçka mjaft dёfryese. Ai ishte njё mashkull me të cilin shumё femra do ta kishin ёndёrr tё ishin lidhur. Kaluam bashkё tre muaj, por unё nuk e ndjeja veten plotёsisht tё kёnaqur. Tani, kur e kujtoj (nuk ndodh shpesh ta kujtoj atё lidhje), mendoj se po tё mos ndjehesha pak xheloze pёr dashurinё qё kishte pёr gruan e tij, kjo lidhje do tё kishte zgjatur shumё.

Unë fillova ta largoja pak nga pak, duke mos i telefonuar shpesh e kur mё telefononte ai, gjeja lloj-lloj arsyesh qё të mos e takoja. Ai e kuptoi dhe njё ditё erdhi të mё priste te puna. Nuk u habita kur e pashё sepse gjithё ditёn e kisha njё parandjenjё se do vinte.

– Si je? – mё pyeti duke mos ma lёshuar dorёn.

– Mirё. – i thashё ftohtё. – Po ti?

– Unё, mirё jam, por jam i shqetёsuar pёr ty. Mё duket sikur ke ndryshuar. Nuk e di ç’kam bёrё qё nuk mё takon dhe mё shmangesh.

– Nuk ke bёrё asgjё tё keqe – i thashё. – Nё fakt, lidhja jonё i ka kaluar limitet dhe unё, për momentin, nuk kam dёshirё tё lidhem seriozisht me njeri.

Kёtu ia futa kot, vetёm sa pёr ta larguar se nuk dija çfarё t’i thoja tjetёr dhe ai nuk hezitoi shumё. Edhe kjo ishte njё provё e cila vёrtetonte dashurinё e tij pёr ish-gruan. Nejse, e kalova dhe kёtё. Njё kolegu im e kishte vёnё re se unë isha vetёm dhe filloi tё flirtonte me mua. Unё isha e vetme dhe detyrimisht, mezi prisja tё gjeja njё krah ku tё mbёshtesja kokёn. Ky ishte tamam ai qё mund tё ma ofronte kёtё gjё. Ishte njeri me edukatё dhe shumё i dashur me tё gjitha femrat, por si duket, nuk ia kishin varur tё tjerat dhe arriti tek unё. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fёmijё. Unë pranova tё pija kafe me tё. Ai mё tregoi qё kishte disa kohë qё nuk i kishte punёt mirё me gruan. E pyeta se pse nuk ndahej, por ai kishte problemin e njerёzve dhe nuk donte ta bёnte njё gjё tё tillё. Mё mirё pranonte tё kishte njё tё dashur pёr tё kaluar kohёn e pёr tё kryer nevojat tё cilat nuk ia plotёsonte gruaja nё shtёpi, sesa tё ndahej nga gruaja e ta shijonte jetёn edhe ai, edhe ajo. Qё herën e parë që dola me të, e dija se nuk do tё zgjaste shumё. Ai ishte njё burrё shumё i mirё, por nuk ishte i duhuri pёr mua. Ai donte tё mbushte boshllёqet e tij me mua, por unё nuk isha pёr kёtё. Unё doja afёr njё njeri qё tё mё donte vёrtet dhe tё krijoja njё lidhje serioze, qё tё zgjaste.

Por, pёr momentin, ia vlente tё dilja me tё dhe kёshtu bёra. Dolёm shumё herё pёr kafe dhe njё ditё, pas shumё mundimesh, shkuam nё njё vend mё intim, por e pashё që nuk ia vlente. Ishte shumё e vёshtirё tё rrije me tё, nё tё gjitha kuptimet. Nejse, edhe pse e kisha koleg, nuk e takova mё. Nё punё e anashkaloja, u bёja bisht takimeve me tё dhe ia bёra mirё.

Ndёrsa i treti ishte “prodhim” i njё seminari. Isha nё njё seminar me ata tё punёs. Nё pushimin e kafes, njё trajnues m’u afrua dhe mё pyeti nё mё pёlqeu mёnyra e tij e trajnimit. Edhe vete u habita qё mё zgjodhi mua pёr kёtё mendim, por nga shikimi i tij kuptova se kishte diçka tjetёr qё e shtynte tё fliste me mua. Pas trajnimit, u ulёm bashkё nё njё karrige, nё autobusin qё ishte duke na shoqёruar. Ishim jashtё Shqipёrisё, kёshtu qё mё pёlqeu mendimi i tij pёr t’u larguar nga grupi e tё shёtisnin bashkё nëpёr qytet. Ai ishte njeri shumё i zgjuar dhe me edukatё.

Kalova njё ditё tё mrekullueshme me tё. Edhe ai, kur u ndamё, mё tha se ia kishte kaluar shumё mirё me mua.

Të nesёrmen, pas trajnimit, shёtitёm përsëri bashkё. Mёsuam shumё gjёra pёr njёri- tjetrin. Edhe ai kishte pak kohё i divorcuar dhe tashmё, e kishte kaluar mё tё keqen.

– Ndjehem sikur kam rilindur – mё tha ai. – Po jetoja njё jetё tё zymtё dhe plot me llafe. Ishte njё katastrofё jeta me gruan time! Pёrveç bukurisё sё jashtme, ajo nuk kishte asgjё tjetёr. Ma mori shpirtin me xhelozinё e saj. Pёr shkak tё saj, kam humbur shumё udhёtime pune jashtё shtetit sepse nuk kishte besim. Nejse, tani çdo gjё ёshtё e shkuar…

Ja pra, ky ishte ai qё prisja! Po ashtu si unё, edhe ai e kishte harruar ish-in e tij, pra, na pёrshtateshin tё gjitha hallet. Me dy tё tjerёt nuk ishte momenti i duhur dhe problemet e njёjta, por me kёtё, mendova se ndryshonte puna. Edhe kur u kthyem nё Shqipёri, i mbajtёm lidhjet. Ç`të them? Ishte njё mrekulli. Tё dy kishim kohё tё rrinim bashkё sepse as ai nuk kishte fёmijё dhe ishim tё divorcuar. Pёrputheshim nё çdo gjё. Dolёm bashkё e shkuam madje dhe dy herё tё tjera jashtё vendit. Kishim gjetur njёri-tjetrin, por ja qё nuk ishte e shkruar. Ai kishte aplikuar për punë nё njё firmё nё Majami dhe ata e kishin pranuar. Sigurisht qё do ta pranonin, por pёr mua nuk ishte njё gjё e mirё. Isha shumё mirё me tё dhe ai me mua. Gjithё ajo pёrputhje e kishte njё fund tё tillё. Ai nuk kishte dёshirё tё shkonte, por unё e nxita tё shkonte sepse e ardhmja e tij kishte shumё rёndёsi. Nё fakt, zemra ime ishte shumё e pikёlluar, por nuk duhet tё kёmbёngulja qё tё mos ikte. U ndamё nё aeroport. Unë isha shumё keq. Edhe ai ashtu ishte, madje mё thoshte se nёse unё i thoja tё rrinte, do tё rrinte, edhe pse e kishte prerё biletёn.

– Jo, jo, ti duhet tё ikёsh. – i thashё. – do tё jem mirё. Rri pa merak.

I mbaja sytё lart derisa avioni i tij u zhduk nё horizont.

Tani flasim gati çdo natё. Ai u pёrshtat menjёherё me punёn dhe ёshtё shumё mirё, por mendja i rri tek unё. Nganjёherё unё besoj te dashuritё e mёdha e nganjёherё jo. E di se kjo dashuria jonё do tё venitet nga largёsia, por nё zemrёn time ka lёnё gjurmё tё mёdha. Do tё duhet kohё e gjatё qё vendin e tij ta zёrё njё tjetёr, nëse ne tё dy nuk arrijmё tё takohemi mё, por tё paktёn ia vlen qё e provova se nё kёtё botё ekziston dhe dashuria e vёrtetё, s’ka rёndёsi se sa zgjat.

Mёsova se dashuritё e kёsaj forme u zgjat mё pak koha e lumtur e jetuar nё çift dhe zgjat pafundёsisht vuajtja nga humbja e saj e kujtesa e pёrditshme. Pa dyshim, kur humb diçka tё bukur, mёrzitesh mё shumё.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *