“Profesori” i famshëm i Antresë është rikthyer në një version modern dhe këtë herë e ka sjellë reperi që po bën hapa galopantë në muzikë KMC, në bashkëpunim me Antre. KMC rrëfen prapaskenat e këtij klipi por lajmëron edhe diçka të bukur në vazhdim..!

-Kmc, bashkëpunimi yt më i ri me Antre, i ka kaluar të gjithë kufijtë e pritshmërisë. Nga erdhi ky sukses?
– Është e vërtetë kjo që sapo the  por edhe e prisnim këtë sukses sepse kënga “PROFESORI” e Antre ishte dhe vazhdon të jetë HIT , të gjithë e dëgjojnë edhe e pëlqejnë  akoma dhe në ditët e sotme. Besoj se kemi bërë një punë shumë të bukur duke e sjellë në versionin modern.
–  Të gjitha ngjyrat janë përdorur në atë klip, ideja e kujt ishte?
– Gjithcka ishte idea e stafit që realizuan klipin, kompania “FOURINFINIT PRODUCTION” dhe i falenderoj shumë sepse punojnë me shumë  dëshirë dhe dashuri.
– Rezultati përfundimtar ishte ai që pamë nëekran, por sa skena janë realizuar për atë klip?
– Normale që rezultati peërfundimtar ai është sepse janë bërë shumë skena por janë zgjedhur më të saktat, më të bukurat dhe planet më të arrira.
– T’u desh të përshtasje veshjet me fabulën e këngës dhe më pas edhe skenarin e klipit?
– Për veshjen në çdo klip jam kujdesur vetë duke u konsultuar dhe me stafin e FOURINFINIT PRODUCTION që të më jaepnin ndonjë ide nëse i përshtatej veshja skenave që kishin menduar apo jo!
–  Një reper duhet të dijë vetëm të repojë apo edhe të interpretojë në klip?
–  Realisht duhet edhe të interpretojë sepse para kamerës këngëtari ose një rap artist është edhe aktor , kështu që duhet të ketë edhe elemente interpretimi.
–  Antre ishte bashkëpunues besoj, u nervozua në ndonjë moment apo ju shoqëroi buzëqeshja gjatë gjithë kohës?
– Jo,  çdo gjë shkoi super, është njeri shumë i mirë dhe pozitiv. Më pëlqen kjo gjë sepse paskam gusto në përzgjedhje të bashkëpunëtorëve (Qesh).
–  Meqë u bë “Profesori” nuk do ketë një “Zyshë” moderne?
– Nuk e kemi menduar, po nuk më duket ide e keqe (Qesh).
–  Çfarë komentesh more për klipin në teresi?
– Çdo fjalë e mirë që mund të ekzistojnë në fjalor mua më ka ardhur në inbox (Qesh). I falenderoj shumë të gjithë sepse komentet pozitive më bëjnë që mos të dorëzohem asnjëherë dhe të vazhdoj punët me këngë të tjera.
–  Ishte i lodhshëm apo i këndshëm xhirimi i klipit? Më trego ndonjë situatë gazmore…!
– Shumë i lodhshëm sepse xhiruam në një orar ku ishte shumë vapë edhe duhet të shmangia vapën që mos kishte efekte anësore jo të pëlqyeshme për xhirimin e skenave…!(Qesh) Çdo gjë ishte gazmore psh: momenti kur interpretonte ai djali i rolit kryesor dhe gjatë gjithë kohës vetëm kemi qeshur nga interpretimi që ai bënte.
–  Çfarë do e pasojë “Profesorin”?
– Po mendoj të mbetet surprizë për momentin por më besoni që diçka shumë e bukur po vjen!

-…dhe ne do e presim…Suksese KMC!

– Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *