Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Zoti im, është trualli im, është Kombi e Atdheu im! Nga Seferina Serani

Sot ne diten e Memorialit te Skenderbeut, ne Shqiperi, mbrriti per nje vizite zyrtare Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Rastesi?… Kurrsesi!!!
Sido qe te jete, respektin per z. Erdogan e kam patjeter, si “esnafi i pare” i nje vendi dhe populli te madh, qe na ka ndihmuar e mbeshtetur, veç, i kam nje kerkese….”here tjeter, i lutemi, “te qendrojne larg emrit, shtatores apo si sot, dites se vdekjes se Skenderbeut”, me qellim “per ta fyer ate”. Gabim!
Legjendat ska fuqi qe i thyen, s’ka as Mbreteri apo Sulltanate, qe t’i fyejn.
Ajo qe bene ne 2017, duke i detyruar “myslimanet” (disa injorante) shqiptare, te Tiranes, qe ti “kthejne shpinen” Heroit legjendar te Shqiperise, ne sheshin e tij. Kjo gje na fyen, ne, shqiptaret e ndergjegjes, se gjaku i tij, na rrjedh perjetesisht, nder deje, por sot, kjo, i doli “e hidhur” edhe vete z. Erdogan.
Kudo neper rrjete sociale, shqiptaret e “shane” sa u desh’ qefi, pikerisht, se shqiptaret, nuk harrojne e as nuk jane “budallenj”. Jo rastesisht toge truprojesh turke, kishin zbarkuar ne Tirane, per te siguruar mbrojtjen e Presidentit turk. Po te mos kish ndodhur kjo gje, nuk ishte e nevojshme te vinte askush. Besa shqiptare, eshte themeluar prej Mbretit shqiptar Gjergj Kastrioti, Skenderbej dhe u “saldua” ne 2-Mars, 1444, me Beslidhjen e Lezhes. Ketu, askush qe eshte korrekt me kete figure legjendare, nuk kercenohet, por eshte i mbrojtur me ligjin e beses Skenderbeane.
Rastesi, ajo ngjarje e turpshme? Jo!
Rastesi edhe ardhja e Presidentit turk, ne diten e vdekjes se Skenderbeut, ne Tirane?! Ah, jo, jo!
Ketu, shqiptaret, nuk te falin z. President, (me gjithe respektin qe u rezervojme), per arsyet qe thame me lart.
Turpi i faljes para Xhamise se Haxhi Et’hem Beut, ne sheshin “Skenderbej”, nga ju, ishte i mireparashikuar prej te gjithe organizatoreve qe e ideuan dhe e zbatuan ate, me qellime te uleta, ndaj figures “Kapitale”, qe shpreh krejt shqiptaret, Katolike, Myslimane dhe Ortodoks, te Shqiperise. Ata, qe na turperuan ate dite, ne ate shesh, ku u izolua me beze te erret, Lavdia e ketij populli, qe te falej, “Hasani, Hyseni, Qanija dhe Nafija”, biles, duke i kthyer “prapanicen”, Skenderbeut, por sot, kjo fyerje, t’u kthye plot “lavdi”, nga krejt shqiptaret e te treja “feve” qe posedon ky popull. Pse?
Sepse, ishit ju, qe e niset kete mesele”, per hakmarrje ndaj Legjendes sone, te cilit, te paret tuaj, i vrane krejt burrat e familjes. Skenderbeu nuk u kishte asnje borxh ju, por ndodh krejt e kunderta.
Hakmarrja juaj, eshte si objekti i lojes se Bumerangut, qe kthehet perseri, tek ai qe e filloi lojen.
Ne jemi shqiptare dhe Zotin tone, Shpirteror, ate qe ju e quani “Allah”, ne kemi ne shpirt.
Ne, jemi totalisht me Zotin qe na ka dhene truallin e vet, “arberor” se ne jetojme ne token e Zeusit dhe jemi direkt, pasardhes te tij. Kjo, ka qene, eshte dhe do te mbetet mese e mjaftueshme qe si popull, jo vetem kemi mbijetuar, por si te tille, do te jemi ne te ardhmen, faktor teper i rendesishem ne fatet e botes. Ne e njohim pergjegjesine e origjines sone, ne njohim vleren e Zotit si permbajtje, jo sic n’a e imponon gjithkushi, por, si kapacitet gjenetik qe ne, posedojme. Kjo eshte e mjafte, qe na lidh perjetesisht, me njeri tjetrin si shqiptare, pavaresisht se kujt “ekipi futbolli” i japim zemren, gjithashtu edhe kujtdo feje.
Feja jone, eshte Atdheu dhe legjendat e tij..!
Ne, nuk mashtrohemi më, as me “ideologjite, apo fete” qe krijohen, zyrtarizohen, nxiten e cyten prej njerzve, se te gjitha keto, shkojne e vijne, por “Zoti i shpirtit eshte nji”
Zoti im, eshte trualli im, eshte Kombi e Atdheu im!
Trualli eshte i patundshem, si vete pesha e Zotit.
Per ne, “feja e shqiptarit eshte shqiptaria!” Veç pasketaj, ne, me respekt absolut i duam dhe i respektojme edhe “fetë” e njeri tjetrit, festojme e urojme se bashku cdo feste fetare, por mbi te gjitha, jemi e mbetemi shqiptare, me gjakun e Skenderbeut, ndër deje.
I dashur z. Erdogan, sot, nuk na dilte fjala nga goja e nuk ju thoshim dot, “Mireseerdhet ne Shqiperi”, ndonese me merite, duhej te ta thoshnim, por, siç e kuptoni edhe vete, zgjodhet qellimisht, diten e gabuar.
Zgjodhet perseri, menyren e provokimit, qe sjall sharje dhe kete te fundit, sot e more, me tonelata.
Po te vije dje, ne 16 Janar, apo neser, ne 18 Janar do priteshe me madheshtine qe te perkiste, se, je nje burre Shteti serjoz, je Presidenti Erdogan, ke nje histori te forte politike dhe je afersisht 20 vjet ne krye te Turqise. U ke rrezistuar shume furtunave dhe ke zhvilluar pozitivisht, shume gjera ne jeten sociale per popullin turk ne atdheun tuaj, duke e kthyer Turqine ne nje shtet te fuqishem, dinjitoz dhe modern.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Heronjtë e dhunës! Nga Agron Berdaj

Next Post

E përkëdhelura e Zotit, ja sa është rritur vajza e çiftit të mjekëve të njohur

Advertisement