Fëmijët janë bekim i Zotit. Ata mbushin jo vetëm shtëpitë e tyre me frymë lumturie, po dhe njerëzit që i shohin e i takojnë, qoftë edhe rastësisht. Edhe qumështorja Selentana Koni, bijëza e çiftit të mjekëve Senera dhe Artan Koni, po rritet dita ditës. Edhe pse 3 vjeçe dhe me atë ëmbëlsinë e moshës, që i karakterizon fëmijët, për të pyetur, për të mësuar më shumë për shumëçkanë që i rrethon, ajo duket kaq e mbarë. Tiparet e shkruar, vezullima e flokëve, e bardha e fytyrës, brishtësia e delikatesa e moshës, i japin vogëlushes një tjetër bukuri. Duket si zanat e vogla magjiplote, që ndryshojnë fatet e njerëzve. Dhe ç’është e vërteta ajo ka harmonizuar familjen Koni, ka ndryshuar përgjithmonë fatet e tyre, tashmë të lidhur pambarimisht me të. Është mjaft herët për të parashikuar interesat e vogëlushes dhe rrugën që do të zgjedhi të nesërmen, megjithatë Selentana Koni me gjasë do t’i përkasë botës së artit, me gjithë bukurinë e saj tokësore e qiellore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *