Këngëtarja e njohur Enca kishte thënë se ka nënshkruar kontratë me Universal Music Group, duke e quajtur këtë një sukses shumë të madh në karierën e saj, ndërkohë që dy ditëg më parë të njejtën gjë e ka bërë edhe Rigels Rajku i njohur si Noizy, Ndonëse këto lidhje nuk janë dhe aq të lehta sa mund të mendohen tek skena muzikore shqiptare, ne mësuam se kush ka qenë ndërmjetësuesi i kësaj lidhje mes Universal Music Group dhe këngëtarëve Noizy dhe Enca. Ky është Elsadat Maksuti-Sado, një nga organizatorët më të suksesshëm në Zvicër, me prejardhje nga një fshat i Gostivarit në Maqedoni, ka qenë ndërmjetësuesi në këtë drejtim ndërkohë që e gjithë lidhja kryesore që ka mundësuar nënshkrimin e këtyre dy kontratave mes Universal Music Group dhe Noizyt e Encës në anën tjetër të përfaqësuar nga menaxheri i tyre Gjoni, i cili po ashtu ka ecur punën në kuadër të kompanisë së tij, Swiss Artist Events. Ndryshe mediat dhe tëg gjithë sidomos në Zvicër e njohin Sado Maksutin si Party King, ndërsa ai është mik edhe me artistë super të njohur internacional e ka qenë i pari që ka sjellë në skenën e Zvicrës si 50 Cent, Rita Ora, Snoop Dog, Pit Bull e shumë e shumë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *