Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të jesh e bukur me trajtime… ekstreme!

Duket se njerëzit bëjnë gjithçka për t’u relaksuar dhe për t’u ndjerë më të rinj.

Më poshtë, keni disa nga trajtimet më të çuditshme që bëhen në spa-të e ndryshme nëpër botë.

1. Masazh me gjarpërinj

Advertisement

Në këtë rast, fotoja i ka treguar të gjitha. Klientët e Fermës dhe Spa-së së Bimëve Mishngrënëse së Ada Barakut, Talmei Elazar në Izrael, paguajnë 70$ që t’u bëhet masazh special në kurriz me gjarpërinj të mëdhenj, jo helmues. Gjarpërinj të mëdhenj dhe të vegjël mund të zbutin muskujt që kanë nevojë për masazh të thellë dhe njerëzit thonë se kjo është relaksuese. Të paktën, ata që nuk kanë frikë nga gjarpërinjtë!

2. Spa Arktike

Zona Kelovvna, British Kolumbia, Kanada është e famshme për dimrat e ftohtë dhe për verën e ngrirë që prodhohet nga rrushi i ngrirë. Pikërisht në këtë vend mund të provoni edhe një sauna të ftohtë, që është ashtu siç mund ta imagjinoni. Në resortin Sparkling Hill, në Vernon, bujtësit mund të provojnë “krioterapinë”, që është qëndrimi deri në 3 minuta në një dhomë të ftohtë -110 gradë Celsius. Thuhet se kjo eksperiencë, përveç të tjerave, redukton enjtjen dhe përmirëson funksionin e kyçeve dhe të muskujve.

3. Banja të çuditshme, Japoni

Resorti e Spa-ja e Burimeve me Ujë të Ngrohtë dhe Parku i Argëtimeve në Hakone, Japoni, është si Disneyland-i i spa-ve. Atje nuk ka vetëm rrëshqitëse uji për fëmijë, por edhe pishina tematike, turke, romake dhe egjeane, të destinuara për të rritur. Për të bërë një terapi unike, futuni në një nga pishinat me pije, të mbushura me kafe ose çaj jeshil, verë apo sake japoneze. Për fat të keq, pishina me nudëlla (makarona të holla) nuk është më në menu.

Në mënyrë të ngjashme, në fermën e prodhimit të birrës Çodovar, në Çeki, ofrohen trajtime në vaska të mbushura me birrë të zezë, e cila thuhet se nxit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në largimin e helmeve nga trupi.

4. Shpellat me kripëra, Çikago

Kripërat janë përdorur prej shumë kohësh në vaska për të zbutur muskujt. Në Çikago, ju mund ta çoni këtë koncept në ekstrem dhe të futeni në shpellën e vetme me kripëra jodi të SHBA-së. Në Shpellat Galos përdoren kripëra të kristalizuara të Detit të Zi për të krijuar dhoma të mbuluara me kripë nga dyshemeja në tavan. Klientët paguajnë 15$ për një seancë 45 minutëshe relaksimi në një shezlong, për të përfituar nga efektet e tyre bamirëse, të cilat, sipas pronarëve të shpellave, mund të ndihmojnë në gjithçka, që nga neurozat, lodhja, problemet e lëkurës dhe sinuseve.

5. Masazh i fytyrës me ar

Nëse vlen për Kleopatrën, është e mirë edhe për ne, apo jo? Legjendat thonë se mbretëresha egjiptiane flinte çdo natë me një maskë të artë në fytyrë për ta ruajtur nga plakja. Spa të ndryshme kanë filluar të përdorin trajtime të fytyrës me ar, si një mënyrë për të ngadalësuar këputjen e kolagjenit, për të reduktuar njollat e moshës, rudhat, etj. Masazhi bëhet me fletë ari 24 karatëshe derisa të thithet nga lëkura dhe ka filluar në Japoni, nga shoqëria kozmetike Umo, me një kosto prej 250$, por po përhapet kudo nëpër botë (SHBA, Itali), etj.

6. Pedikyr me peshq

Me sa duket, njerëzit do të bënin gjithçka për të pasur thembra të lëmuara. Ky pedikyr i çuditshëm konsiston në futjen e këmbëve në një vaskë me ujë të mbushur me peshq pa dhëmbë, që hanë lëkurën e vdekur. Pedikyri me peshq e ka origjinën në Turqi dhe është përhapur edhe në vende të tjera, si në SHBA. Në Uashington ai është mbyllur, sepse u quajt johigjienik.

7. Maskë me kaviar

Nëse jeni lodhur duke ngrënë kaviar, përdoreni atë si maskë për fytyrën. Kaviari është konsideruar si një nga trajtimet e fundit kundër plakjes. Ai ofrohet edhe në Lodge at VVoodloch në Malet Pocono, Pensilvani, SHBA. Nëpërmjet këtij trajtimi, lëkura ekspozohet ndaj trajtimit të pasur me proteina dhe hidratues të vezëve të peshkut. Kushton 250$ dhe ato që mbeten nuk mund t’i hash, kështu që mos kërko kaviar në menunë e spa-së!

8. Maska e Geishës

“Maska e Geishës” është një mënyrë e sjellshme për të thënë “maskë fytyre me glasa zogjsh”. Ky trajtim e ka origjinën në Japoni dhe përmban glasa bilbili të bëra pluhur, të sterilizuara me trajtim ultraviolet dhe që ua kanë neutralizuar erën. Ato janë përdorur nga aktorët japonezë dhe geishat që duhet të kishin një lëkurë të përkryer si porcelan dhe tani ofrohen në spa si Shizuka Nju Jork Spa Ditore në Manhatan, ku kushton 180$. Kohët e fundit është provuar edhe nga VIP-a si Viktoria Bekham.

9. Terapi me tinguj delfinësh

Zhurma e valëve, shpesh, është konsideruar si relaksuese. Atëhere, pse të mos jenë të tillë edhe tingujt e delfinëve nëpër valë? Në “La Quinta Healing Arts” në qytetin e La Kuintas, Kaliforni e Jugut, ofrohet një terapi e tillë meditimi. Në “dhomën speciale të delfinëve”, klientët shtrihen në një tavolinë me kristale të lëngshme valësh zëri, që vibron sipas muzikës. Ata dëgjojnë dallgët e oqeanit dhe, për t’u relaksuar, shohin delfinët që notojnë.

10. Platza ruse

Harrojeni eksfoljimin me kripëra. Nuk keni parë një eksfoljim të vërtetë nëse nuk keni bërë një trajtim tradicional rus, të quajtur Platza ruse. Në Spa-në “Body by Brooklyn”, në Nju Jork, përdoret një fshesë e përbërë nga degë dhe gjethe lisi për “masazhuar” klientët me të. Gjethet e lisit kanë aftësinë të hapin poret, për largimin e helmeve të trupit dhe ato përdoren duke fërkuar dhe goditur lehtë trupin, për të larguar lëkurën e vdekur.

11. Masazh me çokollatë

Nëse nuk ju pëlqen rrahja me fshesë lisi, mund të zgjidhni një masazh me çokollatë. Në hotelin Hershei, Pensilvani, bëhet masazh me çokollatë, banjë me kakao të rrahur, fërkim me kokrra kakaoje ose mbështjellje trupi me çokollatë të shkrirë. Kjo metodë është përhapur tashmë edhe në vende të tjera dhe thuhet se ndihmon në relaksimin dhe luftimin e depresionit. Ne ju rekomandojmë të mos e gëlltisni çokollatën e përdorur për masazh, sado tunduese të jetë.

12. Masazh me kaktuse

Në hotelin Katër Stinët në Meksiko, guximtarët mund të provojnë masazhin me gjethe kaktusi (pa gjemba) dhe të fërkohen me margarita (kripë, limon dhe tekila). Fërkimi me kaktus, që kushton 245$, ndihmon në largimin e helmeve dhe rihidratimin e lëkurës.

13. Viagra për flokët

Në Najtsbrixh, Londër, në Sallonin e Herrit, ofrohet një maskë flokësh e quajtur me emrin “Viagra për flokët”. Ky trajtim konsiston në përdorimin e spermës së kaut, të kombinuar me rrënjët e një bime të quajtur Katera, që ndihmojnë në hidratimin dhe riparimin e flokëve. Herri, gjithashtu, ofron edhe një trajtim me kaviar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon...!

Next Post

7 Mënyra për të trajtuar çrregullimet e ereksionit

Advertisement