Skerdi përshëndetje! Unë jam Fatlindi 39 vjeç nga Tirana dhe si fillim desha të përgëzoj për punën fantastike që bën dhe këshillat që na jep ne lexuesve që me të vërtetë kemi shumë nevojë për ty. Unë jam pak i shëndoshë më shumë seç duhet por problemi që më shqetëson më shumë është barku. Kam dy muaj e gjysëm që kam filluar dhe palestrën por nuk shoh ndonjë ndryshim të madh dhe desha të pyës nëse funksionon më shumë qesja plastike? 

 

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje, ju falenderoj për vëmendjen tuaj ndaj gazetës edhe artikullit. Ju duhet të vazhdoni mos të dekurajoheni por përkundrazi të rrisni më shumë ngarkesën. Ti duhet të kuptosh që barku është i pari që vihet dhe i fundit që hiqet. Ju duhet të bëni jo më pak se 5 herë në javë palestër dhe seanca të zgjasë 90 minuta. Nëse keni dy muaj e gjysëm që bëni dhe s’keni patur rezultat i bie që nuk jeni stërvitur siç duhet ose s’jeni ushqyer siç duhet.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *