Lorela përshëndetje, unë jam Liljana nëna e dy fëmijëve dhe një lexuese e rregullt e rregullt e gazetës Intervista. Ju përgëzoj më çiltërsinë, pozitivitetin që përcillni në familjet shqiptare. SI të gjithë edhe unë kam një problem të cilin do doja ta ndaja me ju dhe të më ndihmonit me një zgjidhje qoftë dhe vetëm një këshillë. Vajza ime është në punë dhe të gjithë rrogën e prish për 3 ditë dhe pastaj vjen më kërkon lekë mua. Ajo është e varur nga alkooli dhe nuk di si t’ia bëj. E kam çuar dhe nëpër mjekë të ndryshëm por nuk ka mundur do ta lërë. Sa herë që i flas për këtë temë më kundërpërgjigjet që pa të ajo do ishte e vdekur. Nuk mundem dot t’a kuptoj çfarë kënaqësia i jep që e bën atë gjë. Po shkatërrohet vet por po më mërzit dhe mua që jam nëna e saj dhe e shoh në atë gjendje. Ju lutem më thoni çfarë mund të bëj me të? Faleminderit, pres përgjigjen tuaj.

 

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:-Përshëndetje e dashur! Të falenderoj sinqerisht. Nëse vajza konsumon çdo ditë alkool apo një pjesë të mirë të kohës së saj është fjala për varësinë ndaj alkoolit. Varësitë sigurisht që shkaktojnë probleme në jetën e përditshme dhe angazhimet e personit që e konsumon atë. Varësia ndaj alkoolit mund të ketë shumë shkaqe dhe rrugët për t’i hyrë asaj janë të ndryshme. Megjithatë, përpara se të ndërmerrni cfarëdolloj hapi apo strategjie për kurim, ju duhet të qartësoni disa gjëra me vajzën tuaj. Duhet të dini me kë shoqërohet, ku shkon dhe ku i gjen lekët kur i mbarohen ato të rrogës, përveç atyre që i jepni ju. Varësitë shoqërohen shpeshherë nga një mjedis i caktuar social apo nga disa rituale e praktika sociale ose nga shoqërimi me një grup shoqëror. Diçka tjetër që praktikojnë shpesh familjet të cilat kanë një anëtar që ka një lloj varësie është që i shkëpusin ndihmën ekonomike atij anëtari, me qëllimin për të mos i siguruar dhe lehtësuar kështu aksesin ndaj alkoolit në këtë rast. Megjtihatë, kjo është një zgjedhje personale sepse në një rast të tillë është i pranishëm rreziku që personi i cili ka një varësi të caktuar, të përfshihet në sjellje të tjera të rrezikshme apo kriminale. Varësitë shkaktojnë shumë vështirësi dhe shqetësime për familjarët, të cilëve u bie barra e kërkimit dhe zbatimit në njëfarë mënyre e terapisë për të dalë nga kjo situatë. Varësia ndaj alkoolit ka faktorë psikologjikë dhe fiziologjikë, që do të thotë se duke u mësuar me alkoolin individi është mësuar me një gjendje të caktuar; duke pirë ndihet më mirë, trupi i tij ka nevojë të ndjehet në atë mënyrë dhe të marrë ato stimuj. Lënia është shumë e vështirë sepse gjithashtu në çastin që vendosin ta lënë, shfaqen ato që quhen kriza abstinence, disa simptoma fizike ku individi ndihet keq si pasojë e gjendjes së re, kur organizmi duhet t’i përshtatet gjendjes së re, pa marrë atë substancë që ishte mësuar. Trupi dhe mendja kanë nevojë për kohën e vet por me gjithë këto elementë individi që ka varësinë e ka të vështirë të heqë dorë, sepse dhe kur e ndërmerr këtë hap, shpesh rikthehet. Për këto arsye, u mbetet familjarëve dhe të afërmve të gjejnë mënyrat për ta nxjerrë të afërmin e tyre nga varësia. Terapitë janë të ndryshme; nisin prej atyre psikologjike e psikoterapeutike, ndihmës prej mjekut psikiatër, qendrave rehabilituese, terapitë e grupit, hospitalizimi me qëllim desintoksikimin nga alkooli (shpesh ky është hapi i parë i terapisë për të lënë alkoolin).

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *