Nganjëherë na bëjnë të besojmë se për të qenë një dashnor apo dashnore e mirë nevojiten vetëm njohuritë teknike. Edhe ne do të donim të besonim se me një manual në dorë, gjithçka është e lehtë, por kjo nuk është e vërtetë, sepse dashurinë e bën së pari ajo që jemi dhe më pas, ajo që dimë. Pra, për t’u ndjerë mirë në seks, mjafton të shprehni lirisht ndjesitë tuaja. Ky test do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ndjeheni mirë në seksualitetin tuaj. I lini të lira ndjesitë tuaja? E pranoni tjetrin ashtu siç është në të vërtetë? Cilat janë pikat tuaja të forta dhe të dobëta? Çfarë mund të bëni për t’u kënaqur më shumë? Përgjigjjuni sa më sinqerisht pyetjeve të testit tonë sepse, sa më sinqerisht të përgjigjeni, aq më shumë do ta njihni veten… Askush nuk ju sheh, përveç ndërgjegjes suaj, por me siguri ajo nuk do t’ia tregojë njeriu nëse nuk e autorizoni, ndaj, fillojmë…

1. Kur bëj dashuri, mendoj se trupi im është një dhuratë për tjetrin:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

2. Kur kam dëshirë për seks, ndjehem i/e mbushur me forcë dhe vrull
a. Shumë e vërtetë
b. Pak a shumë e vërtetë
c. Pak a shumë e gënjeshtërt
d. Shumë e gënjeshtërt

3. Gjatë raportit seksual më ndodh të mendoj për fizikun tim: “A i pëlqej?”, “Jam i/e dëshirueshme?”…
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

4. Sekrecionet e mia seksuale kanë tendencë të ma shpifin:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

5. Mendoj se organi im seksual nuk është shumë i bukur:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

6. Kur ndjej kënaqësi, kam tendencë ta frenoj veten që të mos shpërthej shumë:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

7. Në trupin e partnerit/es ka në disa momente, zona që më bezdisin ose ma shpifin:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

8. Më pëlqen të nuhas aromën e partnerit/es në gjithë trupin e tij/saj.
a. Shumë e vërtetë
b. Pak a shumë e vërtetë
c. Pak a shumë e gënjeshtërt
d. Shumë e gënjeshtërt

9. Jam i/e hapur ndaj të gjitha dëshirave të tjetrit, sepse nuk ndjehem kurrë i/e detyruar të them po.
a. Shumë e vërtetë
b. Pak a shumë e vërtetë
c. Pak a shumë e gënjeshtërt
d. Shumë e gënjeshtërt.

10. Kur partneri/ja e shfaq shumë hapur kënaqësinë (me shprehje, rënkime, lëvizje, fjalë), kjo më bën të ndjehem në siklet:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

11. Ndjehem i/e shqetësuar nëse gjatë disa javëve, partneri/ja ndjen më pak dëshirë për mua:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

12. Jam kureshtar/e dhe i/e interesuar për fantazitë e tij/saj:
a. Shumë e vërtetë
b. Pak a shumë e vërtetë
c. Pak a shumë e gënjeshtërt
d. Shumë e gënjeshtërt

13. Nuk më pëlqen që ai/ajo të më puthë apo përkëdhelë në publik:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

14. Më pëlqen të lexoj literaturë erotike, ose histori që stimulojnë dëshirën:
a. Shumë e vërtetë
b. Pak a shumë e vërtetë
c. Pak a shumë e gënjeshtërt
d. Shumë e gënjeshtërt

15. Kam rregullisht mendime seksuale që nuk mund t’i kontrolloj dhe më angështojnë:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

16. Seksi pa dashuri nuk mund të ketë sukses:
a. Shumë e vërtetë
b. Pak a shumë e vërtetë
c. Pak a shumë e gënjeshtërt
d. Shumë e gënjeshtërt

17. Jeta ime seksuale nuk do të jetë kurrë aq eksituese sa nëpër filma apo libra:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

18. Në seks, më ka ndodhur të bëj gjëra që nuk më pëlqenin vërtet, sepse nuk guxoja t’i refuzoja:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

19. Mendoj se në seksualitet, zaret janë hedhur që më parë: Dy trupa janë bërë për të shkuar mirë me njëri-tjetrin, ose jo.
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

20. Preferoj të mos flas për seksin jashtë momenteve kur bëjmë dashuri:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

21. Nuk më pëlqen kur partneri/ja më refuzon diçka në seks:
a. Shumë e gënjeshtërt
b. Pak a shumë e gënjeshtërt
c. Pak a shumë e vërtetë
d. Shumë e vërtetë

Përgjigjet:
Nëse keni më shumë përgjigje a. Ndjeheni shumë mirë në seksualitetin tuaj
Seksi për ju nuk është diçka më vete, që duhet përdorur me kujdes. Ai është pjesë e jetës suaj dhe keni të drejtë për këtë. Nuk ka gjë më të natyrshme sesa të duash veten, të shprehësh dëshirat e tua, kufizimet e të pranosh dëshirat e tjetrit, duke qenë vetvetja. Të ndjehesh mirë me seksualitetin nuk do të thotë të jesh i/e aftë të bësh gjithçka, por të vlerësosh trupin tënd dhe atë të tjetrit, të jesh i/e aftë të kërkosh apo të refuzosh, të propozosh dhe të pranosh një ngurrim. Do të thotë gjithashtu të kuptosh që nuk ekzistojnë norma, apo mesatare në të cilat duhet të jesh. Të jesh vetvetja do të thotë ta vësh veten jashtë normave, të dëgjosh vetem zërin e thellë që ju nxit të jeni të lumtur.
Të ndjehesh mirë me seksualitetin tënd do të thotë edhe të bësh përpara në rrugën e kënaqësisë së përbashkët, të asaj që ndjeni kur i jepeni krejtësisht tjetrit duke qenë të hapur dhe me besim te njëri-tjetri. Kjo sjellje e natyrshme me seksualitetin është në fakt një dhuratë shumë e bukur për partnerin/en tuaj, edhe sikur ai/ajo të mos ndjehen kaq të hapur sa ju. Sido që të jetë, ai/ajo ju kanë zgjedhur për atë që jeni. Është pikërisht kjo natyrshmëri që e ka joshur. Kështu, ju do të ndihmoni edhe partnerin/en të ketë besim e të kënaqet, me një fjalë, të ndjehet si ju sepse është e natyrshme të bësh përpara duke imituar tjetrin që ndjehet mirë me veten dhe seksualitetin e tij/saj.
Edhe ju keni pasur rrotull vetes modele, keni qenë apo jo i ndërgjegjshëm, kur gjërat kanë qenë thënë, apo vetëm ndjerë. Duke kërkuar mirë, do të gjeni te njerëzit që ju rrethojnë persona që kanë ndikuar në pjekjen e ideve tuaja, në vizionin që keni për marrëdhëniet dashurore dhe seksuale. Nëse kjo nuk ka ndodhur, atëhere ju keni punuar me veten për të shkuar drejt harmonisë dhe ia keni dalë mbanë! Ju urojmë vetëm që të bëheni edhe ju një model kënaqësie për personat që kanë nevojë, adoleshentët, të rinjtë.

Nëse keni më shumë përgjigje b. Pak a shumë mirë, por…
Ju ndjeheni pak a shumë mirë në dashuri, me disa të meta. Kjo është e natyrshme, sepse ekzistojnë shumë lloje frenimesh në kënaqësinë tonë seksuale: Edukimi i marrë, komplekset, eksperiencat negative, vështirësitë për të komunikuar në thellësi me tjetrin… Kur ne i kuptojmë bllokimet tona, mund të vendosim edhe të çlirohemi prej tyre, por frenimet më të fuqishme janë shpesh më pak të dukshmet, më pak të identifikueshmet. Për më tepër, ne kemi nevojë për kohë që të kënaqemi në seksualitet dhe kjo nuk bëhet fare vetëm. Është në përgjithësi një harmoni, një kënaqësi për të cilën duhet punuar për t’u ndërtuar dhe që përmirësohet nëse kemi në dorë mjetet e duhura. Këtu qëndron nganjëherë problemi. Na bëjmë të besojmë se dashuria bie nga qielli, që seksualiteti i kënaqshëm vjen vetë, pa asnjë përpjekje. Kështu, ne nuk i kushtojmë energjinë e nevojshme që ai meriton. Për fat të keq, sepse është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës! Nëse keni shansin të jeni në çift me dikë që ndjehet mirë, mund të fitoni besim së bashku në kënaqësi… Sepse, me gjithë kufizimet tuaja, jeni i/e aftë ta ndihmoni dikë të hapet ndaj lumturisë së shkëmbimit seksual dhe kjo lumturi do t’ju ndihmojë të hiqni qafe pengesat e vogla të brendshme. Por, kujdes, të jesh i kënaqur në seks nuk do të thotë të jesh i aftë teknikisht! Do të thotë thjesht ta përjetosh seksualitetin duke i thënë vetes: “Jam mirë me veten dhe tjetrin, cilatdo qofshin kufizimet e mia dhe të tij/saj”. Tani, keni një vizion të përgjithshëm të raportit tuaj me seksualitetin.

Nëse keni më shumë përgjigje c. Keni disa rezerva
Seksualiteti për ju funksionon, por keni rezerva, ngurrime, mbase edhe zona trupi për të cilat ndjeni turp, apo vështirësi për të komunikuar. Nëse jeni shumë i ri/e re është diçka normale! Shpesh, duhet kohë për t’u ndjerë i/e kënaqur seksualisht. Nëse nuk jeni shumë i/e re, mbase ndiqni ritmin tuaj me qetësi dhe ndjeheni gjithnjë e më shumë mirë. Në këtë rast, vazhdoni në rrugën që keni nisur!
Por, ka mundësi edhe që pengesat të vazhdojnë te ju dhe t’ju pengojnë të shfrytëzoni të gjitha mundësitë që do t’ju bënin vërtet të kënaqur në seksualitetin tuaj. Mbase e frenoni veten për të mos shkuar shumë larg, ose mbase e kaloni jetën tuaj seksuale dhe emocionale në plan të dytë. Është për të ardhur keq, sepse kënaqësia dashurore e seksuale jep një energji shumë të fuqishme për të fituar besim në vetvete dhe për të bërë gjithçka që doni të bëni. Nuk bëhet fjalë për një kënaqësi momenti, por një mirëqenie që ndikon në të gjitha sferat e jetës: jetën private, profesionale, emocionale, familjare, intelektuale, artistike…

Nëse keni më shumë përgjigje d. Ndjeheni pak a shumë në siklet
Përsa i përket seksit, ju ndjeheni pak a shumë në siklet dhe pa dyshim, në pozita mbrojtjeje. E dinit që kjo bezdi tregon shpesh një sensualitet të madh të brendshëm, të cilin kemi frikë ta lëmë të lirë? Sepse seksualiteti është një forcë shumë e fuqishme që mund të trembë, sidomos nëse imazhi që na kanë dhënë për të, gjatë edukimit, është pak a shumë negativ apo shqetësues. Mund të keni frikë pra ta lini veten të lirë dhe të frenoheni, pa e zgjedhur tamam këtë gjë në mënyrë të ndërgjegjshme. Pikërisht burgosja e kësaj force thellë brenda vetes, duke mos e lënë të dalë jashtë, nuk është ide e mirë. Është sikur të pengoni një nevojë të madhe për t’u shprehur, për të komunikuar me tjetrin në thellësi të trupit të tij dhe për të ndjerë emocione të mëdha…
Të përpiqesh të mohosh apo kufizosh këtë forcë të seksualitetit është pra shumë negative, sepse ajo do të kërkojë të shprehet me rrugë tjetër. Pra, idealja është ta njohësh, ta bësh për vete, ta kanalizosh, për të nxjerrë nga ajo më të mirën. Ky seksualitet-forcë jete mund të japë jo vetëm shumë kënaqësi, por edhe lumturi, nëse di të jepesh me dashuri e besim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *