– Përshëndetje, instruktor!

Asnjëherë s’e kam kuptuar ç’lidhje ka ushqimi me grupin e gjakut.

Unë shkoj në palestër, por nuk shoh ndonjë rezultat të mirë. Më kanë thënë shpesh që duhet të ushqehem sipas grupit të gjakut.

Unë jam grupi B. Çfarë duhet të konsumoj?

Diego Hoxha, fitness instruktor, Fitness&Box Sport Albania, Rr Bajram Curri, pranë maternitetit të ri, tel +35544534743:- E nderuar lexuese, ekziston një lidhje shumë e ngushtë mes ushqimit dhe grupit të gjakut. Për këtë janë botuar shumë libra dhe shkrime si në internet, ashtu edhe në shtyp. Në lidhje me faktin që nuk keni rezultat në palestër, duhet të konsultoheni patjetër me instruktorin drejtpërsëdrejti dhe të ndryshoni programin e ushtrimeve, duke ndjekur një program që i përshtatet fizikut tuaj. Sigurisht, të ngrënët luan rol parësor në arritjen e rezultateve që dëshironi në shëndet dhe fizik. Dalim te grupi i gjakut: Shumë studiues kanë arritur në përfundimin se duhet planifikuar ushqimi, gjithmonë në varësi të grupit të gjakut. Lidhja mes ushqimit dhe shëndetit, bazohet në atë se grupi i gjakut: 0, A, B, apo AB, e përcakton aftësinë e organizmit që të përthithë përbërësit ushqimorë, të luftojë kundër sëmundjeve dhe të përballet me stresin. Në të ushqyerit sipas grupeve të gjakut, ushqimet janë të ndara në 16 kategori të ndryshme: Mishi dhe shpezët, frutat e detit, qumështi dhe vezët, vaji dhe yndyrnat, frutat me lëvozhgë dhe farërat, fasulja dhe bizelet, drithërat, buka dhe prodhimet e furrës, perimet, frutat, lëngjet, mëlmesa, çajrat e bimëve, kopra dhe pijet e përziera. Për secilin grup të gjakut, ushqimet renditen si të sugjeruara, neutrale apo ato që duhen shmangur.

I fillojmë me radhë grupet e gjakut. Ushqimi i personave me grupin e gjakut 0, duhet të ketë përbërje shtazore dhe bimore. Ushqimet në të cilat duhet përqendruar vëmendja, përfshijnë mishin e lopës, qengjit, rosës, pulës, mishin e përpunuar dhe peshkun. Po ashtu, janë të lejuara edhe të gjitha llojet e frutave. Këta persona duhet domosdo të shmangin qumështin dhe prodhimet e tij, bukën, pastat me miell gruri, lakrën dhe misrin.

– Ata persona që kanë grupin e gjakut A, duhet të konsumojnë sasi më të mëdha ushqimesh me prejardhje bimore, perimet, sojën, fasulet dhe të gjitha drithërat. Po ashtu, boronicat dhe kumbullat janë të sugjeruara, ndërsa është i lejuar edhe konsumimi herë pas here i mishit të pulës dhe prodhimeve të fermentuara të qumështit, por jo me yndyrë të plotë. Nga të ushqyerit duhet eliminuar prodhimet e mishit (përveç pulës), prodhimet e qumështit me yndyrë të plotë, specat, domatet dhe frutat tropikale.

– Grupit të gjakut B, i lejohet llojllojshmëria më e madhe e ushqimeve. Lirisht, ata mund të konsumojnë peshk, mish pule, mish lope, prodhime të qumështit, perimet e gjelbra, drithërat dhe të gjitha llojet e frutave, ndërsa duhet të shmangin proshutën dhe salsiçet. Duhet kufizuar konsumimi i grurit, thekrës, domates dhe misrit.

– Personat me grupin e gjakut AB, mund të hanë mishin e qengjit, rosës, prodhimet e qumështit, vezët, spinaqin, sojën, kumbullat, qershitë, ndërsa duhet shmangur mishi i tymosur dhe duhet të kufizojnë ngrënien e mishit të lopës, grurit, misrit, frutave tropikale dhe sidomos, bananeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *