– Përshëndetje! Kam një pyetje për ju.

Nëse mundeni, më ktheni përgjigje këtë javë.

U bë një muaj që shkoj në një palestër lagjeje, por aty s’ka instruktor personal që të të ndjekë siç duhet dhe unë i bëj ushtrimet vetë, sipas atij pak informacioni që marr në internet.

Ajo çfarë më shqetëson është se lodhem shumë shpejt, më thahet fyti, zemra më rreh shumë dhe këputem direkt, pa bërë një orë ushtrime. Mos vallë e kam ngaqë nuk pi ujë aq sa duhet, se kështu kam lexuar diku? Elona

Skerdi Pasha, fitness instruktor, Angels Fitness Gym, Ish-parku i autobusave, Tiranë,  tel 0695445228:- Përshëndetje Elona! Ty të  ndodhin këto simptoma edhe gjatë ditës?

Nëse këto që sapo the ndodhin vetëm gjatë kohës që ushtroheshështë problem që zgjidhet brenda kornizës së aktivitetit. Ndërsa këto simptoma të  ndodhin edhe gjatë kohës që s’je në palestër është problem që duhet të bësh një check-up trupi se ndoshta mund të kesh mungesë hekuri ose diçka tjetër që të sjell dobësi. Po e trajtoj çështjen sikur problemin e  ke nga aktiviteti në palestër. E para ju duhet të jesh e mirëushqyer, paraprakisht se të fillosh aktivitetin. Pra, duhet të kesh ngrënë një vakt  një orë e gjysëm deri në dy orë përpara se të bësh palestër. Ky vakt të përmbajë sasinë e duhur proteinike, karbohidrateve,fibrave dhe acideve yndyrore pozitive. Tjetër gjw,  kur fillon aktivitetin stërvitor vazhdoje  me 10-15 min pistë biçiklete ose hapa. Ushtrimet me pesha duhet të jenë deri në atë nivel të peshës ku të lejon ti bësh ushtrimet saktë tekinikisht. Teknika është barometri i ngarkesës. Duhet që gjatë palestrës të përdorësh një bidon me ujë ku në të të tresësh kripëra minerale dhe vitamina. Në mënyrë që të jesh e mirë hidratuar. Menjeherë  pasi ke mbaruar palestër duhet të konsumosh një banana, gjë e cila që të bën të rikuperosh sheqerin e humbur dhe mos të ndodhi “muscle proteine brake doën” e thënë në shqip djegie e muskujve. Këto pra Elona, janë disa këshilla që do të vijnë në ndihmë që ti të ushtrohesh e shëndetshme. Në palestër ushtrohesh e mirëushqyer jo e paushqyer. Qëllimi i një seance të mirë stërvitore është që ti të ulesh kortizolin ose ta mbash sa më poshtë dhe të mbash sa me lart insulinën. Realizimi i këtyre dy fenomene të bën që stërvitja të ketë efekt. Praktikoj këto që të thashë dhe do ndjesh ndryshimin. Nëse je e interesuar për trajner personal mund të më kontaktosh të numri i celularit tim të cilin e keni në fillim tek infot e mia. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *