Një javë parakalimi shfaqjesh të jashtëzakonshme të këtij Festivali, i cili nisi vitin e kaluar si iniciativë e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit.
Vitin e kaluar edicioni i parë i këtij Festivali u mbajt në Shkup, këtë vit në Tiranë dhe vitin e arsdhshëm, sipas rotacionit, do të mbahet në Prishtinë.

Publiku do t’i ndjekë shfaqjet në dy orare, 19.00 dhe 21.00 në sallën e Teatrit Kombëtar dhe sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Mbrëmja e fundit ka rezervuar premierën përshëndetëse, “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim mes Tiranes, Çrisjtines dhe Shkupit shkruar nga Ledian Gjeçi, me regji të Ilir Bokshit.

Së shpejti, informacione të detajuara për trupat dhe shfaqjet.

Fundi i nëntorit do të flasë në Tiranë me gjuhën e teatrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *