Në fushën e seksit mund të mësosh gjithmonë gjëra të reja; një përkëdhelje a një puthje të re, bile edhe ndryshime temperature…

Për t’u bërë një e dashur e përkryer duhet të ndjekësh këtë rregull të artë: Përziej dhe ndrysho! Një përkëdhelje normale është e mirë, por nëse ajo bëhet më butësisht dhe nëse luan me temperaturat duke përzier të nxehtin me të ftohtin mbi lëkurën e tij, marrëdhënia do të jetë akoma më e kënaqshme. Sa më i ndryshëm të jetë stimulimi, aq më intensiv do të jetë eksitimi!

1. Mësimi numër 1: Nxehe trupin e tij!

Pse funksionon: Sepse kur ngroh pjesë të caktuara të trupit të partnerit tënd, shton edhe ndjeshmërinë e tij ndaj prekjeve. Gjaku aty lëviz më shpejt, duke bërë që lëkura të jetë më e ndjeshme ndaj stimulimeve.

Çfarë duhet bërë: Fryma jote e nxehtë mbi lëkurë shkakton një ndryshim të temperaturës trupore që rrit eksitimin e tij. Sigurisht, nuk bëhet fjalë të frysh sikur po shuan qirinjtë e tortës. Vendos në mënyrë delikate buzët gjysëm të hapura mbi një nga zonat e tij erogjene, si: Qafa ose barku dhe lëshoje ajrin ngadalë. Do të shohësh si do t’i kontraktojë muskujt nga kënaqësia.

Nëse do ta çosh partnerin në “pikën e vlimit” përdor teknikën e ujit. Para se t’i bësh seks oral pi një gllënjkë uji të ngrohtë… Një tjetër teknikë është ajo e ndonjë lubrifikanti me efekt ngrohës, si për shembull: “Durex Play”. Apliko pak në pëllëmbët e duarve dhe masazho shumë ngadalë me to organet e tij gjenitale. Sa më shumë kohë të harxhosh, aq më e lartë do të jetë nxehtësia dhe aq më shumë do të kënaqet partneri.

2. Mësimi numër 2: Ji pak agresive…

Pse funksionon: Sepse meshkujve u pëlqen që femra të jetë pak e egër dhe e guximshme në shtrat. Burrat janë të bindur që ky lloj qëndrimi është sinonim i dëshirës e pasionit dhe tregues i faktit që partnerja i dëshiron. Herë pas here, për t’i bërë një surprizë partnerit trego egërsinë tënde në shtrat dhe do të shohësh si do të zgjohen instiktet e tij.

Çfarë duhet bërë: Seksi intensiv dhe paksa i egër ka të bëjë më shumë me qëndrimin, sesa me një teknikë. Kështu, që në momentet e para duhet të hysh në lojë dhe t’i tregosh partnerit se në këto momente komandon ti. Fillo me një puthje posesive dhe ndërkohë që buzët tuaja preken, kape nga flokët dhe tërhiqja kokën butësisht mbrapa. Rri e qetë sepse jo vetëm që nuk do t’i shkaktosh asnjë dhimbje, por përkundrazi, do të ndjejë shumë kënaqësi. Lëkura e kokës është e mbushur me mbaresa nervore që kur stimulohen çlirojnë endorfina. Më pas shtrije në kurriz dhe bëji një masazh të fortë: Zhyti gishtat (jo thonjtë!) në mishin e tij sikur po përzien diçka dhe bëji lëvizjet pak të forta. Mendo që lëkura e burrit është më e trashë se ajo e gruas, kështu që ata e durojnë më shumë presionin që ushtrohet në të. Kjo këshillë vlen edhe për lëkurën e penisit, por jo atë të testikujve që është më e hollë dhe kërkon delikatesë. Në këto momente temperatura e dhomës së gjumit do të jetë ngritur disa gradë e gjithashtu edhe eksitimi i partnerit tënd. Tani mund të përdorësh teknikën e lidhjes së duarve. Kjo lloj praktike u jep emocion marrëdhënieve seksuale dhe, sado që mund të duket e pabesueshme, është një nga fantazitë seksuale me të zakonshme të burrave. Lidhja duart me një shami ose shall dhe thuaji që, duke filluar nga ky moment, ti do të jesh shefja e tij. Qëndro mbi të dhe lëviz legenin në sintoni me të tijin, ndërkohë që i pickon thithat. Nëse preferon pak aksion, por pa lidhje duarsh, tregohu më energjike në pozicionin e misionerit, duke e afruar me forcë nga vetja gjatë çdo lëvizjeje.

3. Mësimi numër 3: Përdor akullin…

Pse funksionon: Megjithëse të duket paradoksale, nëse ftoh pjesët më të ndjeshme të trupit të partnerit, ai do të “nxehet” gjithmonë e më shumë. Duke stimuluar këtë zonë edhe me të ftohtë, shkakton një zinxhir reaksionesh organike që elektrizojnë dhe mbushin me energji trupin e partnerit.

Çfarë duhet bërë: Forma më e thjeshtë është ta stimulosh me një kub akulli, gjë që mund ta kesh parë edhe nëpër filma. E mira e kësaj është se, përveçse është diçka shumë eksituese për shkak të kontrastit të temperaturës, është edhe një skenë shumë erotike dhe gjithë situata është e përkryer. Kur ai të jetë shtrirë përmbys, rrëshqiti një copë akull nëpër kurriz deri te të prapmet. Pastaj vazhdo me pjesën e brendshme të një kofshe, duke mos prekur organet gjenitale dhe kaloje përsëri në të prapmet, në pjesën e poshtme të kurrizit dhe në kofshën tjetër, si më parë. Ka mundësi që në këtë moment partneri të jetë shumë i eksituar, por ti thuaji të presë edhe pak. Kur ai të kthehet mbarë, kaloji copën e akullit rreth thithave me lëvizje rrethore. Shumë gra e harrojnë këtë pjesë të trupit të mashkullit, por e vërteta është se ajo është po aq e ndjeshme sa te gratë. Në vend që të përkëdhelësh drejtpërdrejt thithat me akullin, mund ta mbash atë pak të gojë dhe t’i përkëdhelësh me gjuhën tënde të ftohtë.

Një nga arsyet pse i ftohti mund të ndezë motorrët e pasionit tuaj është se ka aftësinë të mbajë dhe të zgjasë gjendjen e eksitimit të partnerit. I ftohti, me doza të vogla dhe të shpejta e mban trupin e tij të zgjuar. Kështu, nëse sheh se ai po arrin orgazmën, por do që të presë edhe pak, vër diçka të ftohtë në zonën e poshtme të kurrizit. Kjo do ta bëjë të rifitojë kontrollin në mënyrë që edhe ti të arrish orgazmën, mundësisht në të njëjtën kohë me të.

4. Mësimi numër 4: Provokoje

Pse funksionon: Burrave u pëlqen seksi i shpejtë dhe i egër. E kemi thënë edhe më parë, por duhet të dish se disa përkëdhelje e eksitojnë më shumë se të tjerat…

Çfarë duhet bërë: Ai e di (dhe pret) që ti do ta përqendrosh vëmendjen tënde në zonën më intime të trupit të tij, por nuk e di se kur dhe kështu, loja bëhet më sensuale. Kësaj radhe, në vend që të fillosh me buzët dhe më pas të kalosh poshtë, bëj të kundërtën. Puthe te kyçet e këmbëve, një zonë e harruar, por shumë erogjene, që është e mbushur me mbaresa nervore, vazhdo duke i bërë një masazh te shputat e këmbëve duke ushtruar presion me gishtin e madh nga lart poshtë në formë V. Pastaj, në vend që t’i përkëdhelësh këmbët me duar, bëje më flokë (nëse i ke të gjata) ose thitha, ndërkohë që ngrihesh për t’i puthur buzët, qafën dhe bulëzat e veshëve. Nëse do ta çosh në qiellin e shtatë mundohu të stimulosh dy zona njëkohësisht, sepse do të ketë dy zona kënaqësie në të njëjtën kohë. Ai do të ndjejë sikur po e përkëdhelin dy gra njëkohësisht, gjë që është një nga fantazitë seksuale më të shpeshta te burrat. Është e rëndësishme të mos i dedikosh shumë kohë një zone të caktuar në mënyrë që ai të mos e humbasë emocionin. Nëse vë re se muskujt e tij nuk reagojnë më ndaj një përkëdheljeve që po bën ti, do të thotë se ai është mësuar me kontaktin e lëkurës tënde. Në këtë rast, është mirë të ndryshosh vend dhe të stimulosh një tjetër, por mos harro faktorin surprizë që është arma jote sekrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *