Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Çfarë prirjeje ka djali im?

– Kam një pyetje për ju: Si ta kuptoj unë se çfarë prirjeje ka fëmija im në lidhje me profesionet? Do të më pëlqente të kishte prirjen e tim shoqi i cili është doktor, por nuk di si t’ia imponoj djalit këtë gjë…

– E nderuar zonjë, psikologë, psiko-pediatër dhe specialistë të tjerë të kësaj fushe kanë arritur në të njëjtin përfundim: Fëmijët duhen lënë të lirë ta zgjedhin vetë profesionin apo prirjen e tyre në jetë. Ne më poshtë kemi përmbledhur disa këshilla të vlefshme për ju dhe për të gjithë prindërit apo edukatorët e fëmijëve në këtë drejtim:

– Së pari, shikoni me vëmendje çfarë prirjeje duket se ka fëmija, pa ua limituar kureshtjen fëmijëve për njohuri në fusha të tjera, që ndoshta juve nuk ju interesojnë.

Advertisement

– Së dyti, çdo fëmijë lind me tipare të caktuara, që nuk është e thënë të jenë trashëgimi e prindërve. Ju, si prind, duhet t’i ndihmoni që të vetëpërcaktohen për profesionin të cilin e ndjejnë që e duan dhe synojnë ta arrijnë.

– Së treti, bëjuani të ditur mësuesve prirjet që kanë fëmijët tuaj, profesionet që u pëlqejnë, mënyrën se si e manifestojnë pasionin dhe efektet që ka tek ata.

– Së katërti, duhet t’i nxisni fëmijët tuaj të qëndrojnë me profesionistë të fushës që u pëlqen. Nëse qëndrojnë më shumë me amatorë, do të marrin edukatën e amatorit dhe do të mjaftohen me kaq, nuk do të ngulmojnë në jetë për të shkuar më tej, gjer në kompletimin e tyre në profesion.

– Duhet t’u ushqeni dashurinë për profesionin dhe pasionet që ata kanë. T’ua bëni sa më praktike këtë gjë, duke iu përmbajtur parimeve bazë të arritjes së qëllimeve të tyre.

– Flisni sa më shpesh rreth pasioneve të tyre dhe çfarë kanë planifikuar në mendjen e tyre për të ardhmen.

– Shumë gjëra te fëmijët mësohen me moshë të caktuar, apo edhe nga kureshtja e provokuar. Prandaj, bëjuni herë pas here një seleksionim të mirë të informacioneve. Kjo do t’i ndihmojë fëmijët apo të rinjtë që t’i arrijnë më lehtë synimet e tyre në profesion.

– Bashkëpunoni gjithmonë me fëmijët tuaj për zgjidhjen e problemeve apo pengesave, por jo t’ua zgjidhni ju sepse në këtë mënyrë do të mësohen me idenë se janë të tjerët ata që merren me problemet e tyre dhe nuk bëhen kurrë të zotët e vetes në jetë.

– Mbikqyrini herë pas here fëmijët tuaj, analizojini qoftë edhe në heshtje kur ata përpiqen të vënë në jetë qoftë edhe në formë loje, profesionin që kanë zgjedhur, por jo t’i qortoni apo kritikoni sepse kjo do të nxiste irritim tek ata. Mos kërkoni perfeksion nga fëmija juaj, sepse askush nuk është i tillë. Përveç kësaj, do t’i vinit nën presion gjithë kohën dhe në vend që të arrijnë rezultate pozitive, vetëm sa do t’u largohet dëshira për profesionin që kanë zgjedhur dhe do të dyshonin tek aftësitë e tyre. Nëse bëjnë gabime, mundohuni t’i ndihmoni që t’i zgjidhin, duke bashkëpunuar, por jo duke i qortuar ashpër. Këto janë pak a shumë këshillat që mund t’ju japim në këtë drejtim. Gjithsesi, kini parasysh se shumë e rëndësishme për fëmijët është të dinë t’i dalin zot vetes dhe pasioneve të tyre; ne nuk mund të parapërcaktojmë për ta atë që do të donim ne…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Aq shumë dobi paska seksi?

Next Post

Shpjegimi i endrres tuaj...

Advertisement