Driton Jakaj sapo ka publikuar edhe projektin e tij më të ri, këngën me titull “Prindërve”, një këngë e bukur dhe njëkohësisht shumë prekëse. Këngëtari i njohur Driton Jakaj, është nga ata zëra që pëlqehen nga publiku, ai i mbrëmjeve muzikore, dasmave e ahengjeve.

Këngëtari ndër vite ka prezantuar edhe balada të ndjeshme, që e kanë prekur thellë publikun dhe ndjekësit e krijimtarisë së tij muzikore. Muzika & Orkestrimi i kësaj këngë është bërë nga “Studio One” në Prishtinë, ndërkaq teksti është shkruar nga Arton Ramadani.

Ndonëse kënga u këndohet prindërve që mungojnë, këngëtari i ka të gjallë ata, madje janë protagonistët kryesor në videoklipin e punuar nga “Sëart Production”. Ju ftojmë ta ndiqni “Prindërve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *