Është shpallur më e e bukura e Elbasanit, për 2017. Françeska Gjeli, gjimnazistja nga Elbasani, përveç se është e bukur ajo ngjan shumë edhe me këngëtaren më të sukseshme shqiptare, Elvana Gjatën. A ndihet mirë nga ky vlerësim dhe ngjashmëri Miss-i nga Elbasani apo ? Këto dhe të tjera në intervistën që kemi përgatitur me të…!

 

Fabjola Kuburi:- Urime për çmimin Françeska! Me sa di, ti vazhdon gjimnazin, apo jo?

Farançeska Gjeli: – Ju falenderoj për intervistën. Po, unë jam gjimnaziste në shkollën e mesme të përgjithshme Kostandin Kristoforidhi në  Elbasan.

– Ç’mund të na thuash për çmimin që more?

Jam e lumtur që hyra në historinë e qytetit tim si vajza më e bukur e vitit 2017 dhe kjo nuk do të harrohet kurrë as nga unë e as nga qyteti im.

– Po mendon se e more ti çmimin?

– Kam përshtypjen se e meritova,  për aq kohë sa u vlerësova me çmimin e parë apo jo?(Buzëqesh).

A kishe emocione gjatë sfilatës dhe a prisje ta arrije këtë rezultat?

– Emocioni është normal në një konkurs, aq më tepër në një konkurs bukurie ku dhe unë isha një midis 20 vajzave që morën pjesë deri sa mora pjesë prisja diçka, përveç kësaj që e vogël e kam ëndërruar të jem një modele.

Më thuaj një kujtim të bukur, duke përjashtuar momentin e kurorëzimit…

-Kujtim të bukur?! Në fakt janë shumë kujtime të bukura pasi na u deshën gati 50 ditë prova për të arritur në natën finale dhe normalisht janë ditë të mbushura me shumë kujtime por ajo që nuk do të harroj është momenti i setit fotografik ku unë u ndjeva e plotësuar duke pozuar para shumë fotografëve…

Kush të shtyu të merrje pjesë në këtë event?

– Shoqëria dhe familja. Madje kanë qenë edhe mbështetja ime më e mirë, gjatë gjithë kohës së pjesëmarrjes time në këtë event.

Edhe pse konkursi ka pak ditë që përfundoi, dua të di nëse dita ose edhe jeta jote, ka ndryshuar sadopak…

– Ditët nga momenti i kurorëzimit deri tani kanë qenë të gjitha me diell (shaka) normale sepse kam pasur shumë oferta dhe kam filluar të mbaj një axhend timen ku kam filluar dhe nga puna për disa aktivitete dhe projekte që do bëhen të ditura në kohën e duhur.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *