Përshëndetje! Jam një nënë dhe dua të kontaktoj me psikologe Lorelën, ju lutem t’ia referoni mesazhin tim. Djali im është dy vjeç dhe kohët e fundit për çdo gjë ai më thotë jo. Nuk arrij dot ta kuptoj se si një fëmijë në atë moshë mund të arrij të më kundërshtojë. Ju lutem mund të ma shpjegoni pse ndodh kjo? Faleminderit

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com: Përshëndetje e dashur dhe të falënderoj që na shkruan! Mesazhin tuaj e mora dhe e u mundova t’a lexoja shumë herë që të kuptoja më shumë. Çështja që ti ke sjellë në fokus është e prekshme për të gjithë prindërit që kanë fëmijët në moshën 2-3 vjeçare dhe paraqet jo vetëm një problematikë, por shpesh lë vend dhe për keqkuptime. Them keqkuptime, pasi fakti që fëmija fillon të kundërshtojë e të thotë jo, prindërve mund t’u duket si akt rebelimi apo sikur nuk po menaxhojnë dot edukimin e fëmijëve të tyre e që nuk po kryejnë rolin e tyre si prindër. Në fakt, asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Është mëse normale që fëmija rreth moshës 2-vjecare të fillojë të thotë “jo”. Nuk është fjala se po kundërshton; por në këtë moshë është e natyrshme që fëmija të fillojë të shfaqë pavarsëinë e tij, autonominë në atë që dëshiron dhe mendon. Në këtë pikëpamje, është një tregues i një zhvillimi të shëndetshëm psikologjik që fëmija të dijë të mbajë qëndrim mbi gjërat dhe ngjarjet që ndodhin rreth tij.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *