Automjeti im është një Peugeot 307cc e vitit 2007. Kur unë vë indietron, në kroskot me shfaqet një dritë që më paralajmëron probleme me sensorin e parkimit. Ju lutem a mund të më thoni se çfarë problemi ka makina ime?
Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Faleminderit për besimin! Drita paralajmëruese që ju shfaqet, tregon që sensori i parkimit është me defekt, duke dërguar sinjale të gabuara ose që nuk çon sinjale fare. Ajo që duhet bërë është të paraqiteni në një servis për të bërë diagnostikimin me një pajisje që bën të mundur evidentimin e kodeve problematike që do të lexohen.Kjo është e vetmja mënyrë që mund të ndihmojë për të zbuluar apo riparuar defektin. Faleminderit