– Jam Asija nga Peshkopia. Prej 12 vjetësh, vuaj nga diabeti. Kam 4 vjet që kam marrë kokrra dhe më pas, kam vazhduar me insulinë. Shpohem dy herë në ditë me insulinë ose marr 32 ui, por prapë, shifrat e sheqerit në gjak i kam të larta. Mjeku më ka thënë që kam rezistencë ndaj insulinës, por unë nuk e kuptoj se çfarë është ky term. Prandaj, ju kërkoj juve, Dr. Dashamiri, ndihmë: Si ta qetësoj unë diabetin?

Dr. Dashamir Gjergji, Doktor i Shkencave Mjekësore, Endokrinolog-Diabetolog, Spitali Amavita, Rruga Pjetër Budi, 75/3, Tiranë:- Përshëndetje z. Asije, e kuptoj shqetësimin dhe pyetjen tuaj. Së pari duhet të jesh e qete sepse këto punët e shëndetit kërkojnë kujdes dhe jo nervozizëm. Së dyti pas 12 vjetësh është normal që një diabetik të kalojë në insuline. Me rëndësi te ju është edukimi rreth dietës, aktivitetit fizik, barnave etj. Kur  fillohet insulina si rregull nuk bëjnë më efektin duhur barnat, por marrja e insulinës kërkon të jesh shumë i kujdesshëm me oraret e ushqimit. Sasinë e sheqernave bimore të ushqimit dhe përllogaritjen e dozave të insulinës. Mos harro se rëndësi jo të vogël ka vetëmijitorimi i vlerave të sheqerit në gjak, me aparatet e zakonshme si dhe bërja e analizave të zakonshme që kërkohen të diabetit. Ju duhet të rikonsultoheni me mjekun specialist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *