Telefoni juaj mund t’ju kursejë shumë kohë dhe t’jua thjeshtëzojë jetën, me kusht që të keni në të aplikimet e duhura. Të llogarisësh kohën për të vajtur në punë, të bësh pazarin, të rigruposh kartat e kreditit dhe fjalëkalimet e tyre në smartphone, të gjitha këto janë të mundura falë aplikimeve që jua lehtësojnë jetën. Këto shërbime janë të mundshme në çdo moment, bile edhe në makinë, falë aplikimit Mirror Link të Volsvagenit, që afishon drejtpërdrejt përmbajtjen e tyre në kruskotin e makinës.
– Aplikim i VVaze për të qenë i përpiktë
Megjithëse të gjithë e dinë rrugën për të shkuar në punë, është e vështirë të parashikosh bllokimet e trafikut. VVaze është një aplikim që mund të shkarkohet falas në iPhone ose smartphone Android, që ju pajis me informacione mbi trafikun, të dhëna nga vetë përdoruesit. Një aksident në rrugë, një rrugë e mbyllur, ose një rrezik. Gjithçka që mund të pengojë rrugën tuaj, sinjalizohet në moment nga përdoruesit. Aplikimi ju udhëheq më pas në funksion të këtyre të dhënave, duke llogaritur edhe kohëzgjatjen e rrugës.
– Menaxhoj frigoriferin tim
Kështu quhet aplikimi në fjalë që tregon në kohë reale se çfarë ushqimesh keni brenda në frigorifer, pa harruar të saktësojë datat e skadimit dhe sasinë e mbetur, për të qenë të sigurtë se nuk do të çoni asgjë dëm. Kjo është ideale kur je duke ardhur në shtëpi nga puna dhe nuk di nëse do të porosisësh ndonjë picë, apo do përgatitësh diçka në shtëpi.
– FidMe, për më besnikët
Supermarkete, dyqane, udhëtime, restorante, ka karta besnikërie për pothuajse të gjitha gjërat dhe nganjëherë i harrojmë në shtëpi. Për të mos mbajtur gjithmonë 12 karta të tilla me vete, më mirë është të përdorni aplikimin FidMe, që i grupon të gjitha në celularin tuaj pas një skanimi të thjeshtë. Nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të nxirrni telefonin tuaj tek arka, për të përfituar nga përparësitë tuaja në çdo moment që ta dëshironi.
– Seven, sporti për ata që nuk kanë kohë
Të gjithë mendojnë një moment të fillojnë sportin, por të gjesh kohë për të është më e ndërlikuar. Jo të gjithë kanë mundësi të gjejnë një orë në ditë për të vrapuar ose notuar, por nganjëherë duhet kursyer koha për t’u kujdesur për trupin. Aplikimi Seven propozon seri të shkurtra ushtrimesh prej 7 minutash. Kështu, nuk do të keni më justifikime për të qenë në formë.
– 1 Passvvord për të lehtësuar kujtesën
Punë, rrjete shoqërore, karta krediti, etj. Fjalëkalimet shumëfishohen në kujtesën tonë, e cila vihen në sprovë. Për të mos harruar përsëri kodin tuaj sekret, duke ruajtur një nivel sigurie të lartë, më mirë besojani ato aplikimit 1Passvvord. Ky aplikim, që është përvetësuar nga miliona njerëz nëpër botë, ruan gjithë fjalëkalimet tuaj dhe i sinkronizon me aparatet e ndryshme që përdorni. Kështu, mund ta përdorni kujtesën për informacione më të dobishme.
Me këto aplikime jeta e përditshme bëhet më e thjeshtë, aq më tepër që mund të futesh në to nëpërmjet një klikimi të thjeshtë në kruskotin e makinës suaj.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *