Sateliti i NASA-s, Kepler, ka zbuluar këto ditë një planet të ri në zonën e hapësirës të menduar si të banueshme. Sipas NASA-s në sipëfaqen e atij planeti Ky është një nga 1000 planetet ku njerëzit mund të jetojnë. Dhjetë prej tyre janë pak a shumë aq të mëdhenj sa Toka.
Planeti i ri u quajt Kepler-22b. Ai është është rreth 2.4 herë më i madh se Toka, gjendet 600 vite dritë larg nesh dhe orbita e tij prej 290 ditësh rreth një ylli i ngjashëm me Diellin ngjan me shumë me atë të Tokës sonë.
Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse Kepler-22b ka një përbërje shkëmbore, të gaztë apo të lëngët, por ka shumë mundësi që aty të ketë ujë të lëngshëm.
Po si funksionon sateliti Kepleri, emrin e të cilt mori planeti i ri? Ai zbulon planetet duke u nisur nga matja e intensitetit të ndriçimit të yjeve. Kur ky intensitet bie, atëherë supozohet që para tij ka një tjetër planet dhe aty përqëndrohen kërkimet….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *