Ahmet Xhemajli reperi i lindur në Prishtinë i rritur në Ferizaj i cili jeton e vepron në Geneve të Zvicrres sapo ka lansuar videoklipin e tij të fundit klip ky i cili është duke u pritur mjaftë mirë dhe po gjenë mbeshtetjen e publikut! Muzikën e vlerësoj si lëndë narkotike nga e cila nuk kam mund të largohesh sepse muziken e dua me zemer dhe e kultivoje që shum vite ku me heret jam njohur me emrin e skenês” Dr GS” dhe kam shkruar shume tekste për yjet e estrades shqiptare por edhe pse muzikën e kam në zemer dhe e kultivoj me dashuri të njejtën kohë menaxhoj dhe një nga restoranët me të njohura në Zvicërr u shpreh Yeeci! 

Videoprojekti “Cartier” është projekt i cili me ka bërë të ndihëm shum mirë gjatë realizimit të tij pasi që tematika është shum e veqantë ku i dedikohet të kaluarës sime,të tashmës,së ardhmes dhe rrethit pra shoqërisë ku jetoj shtoi me tutje Yeeci! Për këtë projekt kemi punuar shume dhe për projektin janë përkujdesur:për tekstin (Yeeci),instrumentalin EB Beats (Erduan Beqiri),mix dhe master reperi Kastro(Kastriot Aliu) dhe për videoklipin Melodreams(Blerim Sylejmani)! Yeeci premtoj se së shpejti do fillojnë gjirimet për dy këngët e përfunduara të tij! Muzika shqiptare sipas reperit Ahmet Xhemajli Yeeci është ndër muzikat më të mira të momentit andaj gëzon respekt të veqantë për të gjithë kompozitoret dhe producentët shqiptarë ku do që të jenë! Yeeci është reper shum aktiv pasi që 2 vitët e fundit ka realizuar 4 videoklipe dhe 1 këngë pa klip dhe do vazhdoj së shpejti me gjirimet e 2 videoklipeve!

Ndërsa se cili është mesazhi i reperit Yeeci për të gjithë adhuruesit e tij ai u shpreh: I faleminderoj nga zemra të gjithë ata të cilët e pëlqejnë muzikën time! Ju premtoj që qdo here do të sjelli risi për ta dhe do i surprizojë me projekte të reja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *