Arbeni nisi karrierën si aktor në vitin 2005 në Norvegji dhe që atëherë nuk i është ndarë më skenës. Ai ka luajtur edhe në Teatrin Kombëtar norvegjez, një arritje kjo që jo të gjithë mund të kenë fatin t’a jetojnë.  Deri më tani ai ka luajtur në një numër të madh filmash por edhe në teatër. Ai ka arritur të shndërrohet në një aktor mjaft të pëlqyer atje, duke arritur tashmë në atë pikë saqë të jetë ndër aktorët më të kërkuar sidomos kur bëhet fjalë për filma aksion. Në filma ai luan pothuajse gjithmonë rol të njejtë sepse edhe fizionomia ia imponon që të marrë gjithmonë role në filma aksion si “bad guy”(djalë i keq).

Fabjola Kuburi:- Arben Bala, një emër i njohur në kinematografi, sidomos në atë norvegjeze, si arrite në këtë fazë karriere që je tani?

Arben Bala:- Në radhë të parë dua të falenderoj revistën “Intervista” më dha mundësinë të japë intervistën  time në lidhje me ecurin dhe karrierën time në aktrim në Norvegji edhe Kosovë gjithashtu Detyrimisht ecuria dhe mbërritja ime deri këtu ka patur shumë mundim, punë edhe përkushtim  Di dhe them që kam bërë maksimumin e mundshëm dhe besoj se ja kam arritur dhe menduar që karrierën si aktor e kam nisur në vitin 2005 në një shtet të huaj siç është Norvegjia!

– Sa i vështirë ishte fillimi dhe kush besoi tek ty se mund të bëheshe një aktor i suksesshëm?

-Padyshim që fillimi është i vështirë. Ashtu  si  çdo profesion edhe aktrimi dhe fillimit e tij janë të vështira për shumë arsye të ndryshme. Po dashuria e madhe dhe pasioni për aktrimin për skenën dhe artin të tërësi më kan bërë që pavarsisht  të gjitha vështirsive apo pengesave unë kam heq përpara. Si fillimi isha unë dhe besimi im në vete që do të bëhem një aktor i suksesshëm dhe padyshim familja, që ishte dhe është  motivimi dhe mbështetja ime kryesore dhe e pandryshueshme.

– Njihesh për rolet e tua të “djalit të keq”, është i tillë edhe në jetë Arbeni?

-Kjo është një pyetje që realisht e kanë shumë njerëz sepse fizionomia ime trasmeton atë figurën e “djalit të keq” siç thoni ju po në fakte unë jashtë skene nuk jam “djalë i keq” madje krejt e kundërta do të thoja

– Ke luajtur më shumë në filma me regjisorë norvegjezë, por na trego pak për filmat me regjisore shqiptarë…!

– Po, kam patur bashkëpunim me regjizor shqiptar siç është edhe projekti i fundit që kam luajtur në Kosovë Kam bashkëpunim të mirë profesionale edhe do të kem bashkpunime të tjera me regjisorë në të ardhmen

– Të kanë ftuar në Tiranë për ndonjë film apo mendon se Shqipëria nuk ka kinematografi të zhvilluar?

– Jo, deri më tani nuk kam patur ofertë për bashkëpunim për projekte në Tiranë, por nëse ndodh jam i hapur për bashkëpunim me Kinematogafinë në Shqipëri e në asnjë rast nuk mendoj se Shqipëria nuk ka kinematografi të zhvilluar po kinematografia është në zhvillim gjatë gjithë  kohës edhe kjo bën që të ketë kinematografi cilësore dhe jo cilësore. Kjo ndodh gjithandej,  jo vetëm në Shqipëri. Madje unë  kam bashkëpunuar me regjisorë shqiptar edhe në Norvegji, megjithatë të mos harrojmë që aktrimi përveç sukseseve dhe përkushtim ka edhe një  konkurrencë të madhe.

– Arben, cili është roli apo filmi që do përmbushte ambicien tënde?

– Në fakt aktor  i mirë është ai që i luan të gjitha rolet kjo të bën aktor të kompletuar. Po një nga rolet që do të përmbushte një nga ambiciet e mia është një rol që i përshtatet Arbenit realë me të njëjtën ndjeshmëri e zemërgjerësi.

– Po  sikur të ishte në dorën tënde,  cilin rol  do ta luaje me shumë pasion?

– Jo gjitha rolet luhen me pasion, i tillë është aktrimi, del natyrshëm dhe përshtatet në rol. Kam një mikeshë në Norvegji që më thotë ti Arben përshtatesh shumë në rolin e Skënderbeut nëse luhet një film në kinematogafinë moderne. Edhe besoj se ka të drejtë, ky është një nga rolet që me shumë pasion dhe krenari do e luaja

– Çfarë ke mësuar nga këto vite në kinematografi?

-Në fakt vetëm kjo pyetje do një intervistë me vete se është shumë e gjatë si përgjigje sepse me të vertet kam mësuar shumë, është lloj  shkolle me vëte. Ajo që do veçoja është që kam mësuar të vlerësojë gjërat që kam në jetë. Duke qënë se përgjithësisht unë luaj “djalin e keq” dhe kinematogafia është pasqyra e jetës reale, kam mësuar që jeta atje jashte është tmerrësisht e egër  ndoshta në një profesion tjetër nuk do e kisha mësuar, po nëpërmjet roleve kam mësuar që ashtu si e mira edhe e keqja nuk kanë fund.

– Ti ke interpretuar edhe në Teatrin Kombëtar të Norvegjisë, më përshkruaj pak vitet e kaluara në të, si je ndjerë dhe nëse do të duhej të zgjidhje mes teatrit dhe filmit cilin do zgjidhje?

– Po kam interpretuar në Teatrin Kombëtar norvegjez dhe do të thoja me plot  bindje që është një nga periudhat më të bukura të karrierës sime si aktor. Sepse një aktor i mirë në të vërtet duket në skenë të teatrit përshtatshmëria, elasticiteti bashkëpunimi mes kolegëve janë shumë të rëndësishme në skenën e teatrit, sepse nuk mjafton vetëm skenari.  Kur shfaqja është drejtpërdrejtë në  skenë edhe publiku aty ndodhin gjëra që mund të mos i kesh parashikuar pershembull të të kap e qeshura, ose të ngatërrosh tekstin e skenarit. Duhet të jesh elastik të ndihmosh kolegët në të tillë situatë edhe ata të të ndihmojnë ty, gjë kjo e cila nuk ndodh në filma sepse në film nëse një skenë nuk të pëlqen e xhiron prapë. Është pak e vështirë që të bëj ndarje mes teatrit apo filmit sepse të dyja i dua me të njëjtën forcë.

Pjesë edhe e serialeve norvegjeze, besoj je bërë idhulli i femrave atje? Na trego pak për jetën tënde përtej ekranit dhe siparit të teatrit… A ka një dashuri në jetën e Arbenit?

– Duhet me patjetër ti përgjigjem kësaj pyetje?(Qesh) Si çdo aktor edhe unë kam sukseset e mia te fansat e mi që e përcjellin me fanatizëm karrierën time. Nuk do të veçoja gjini unë fan club-in Tim e respektoj shumë dhe e falënderoj pa masë për suportin. Jashtë skene jam ai Arbeni modest,  me rutinën e tij. Patjetër që ka dashuri në zemrën e Arbenit,  edhe jo një dashuri por shumë dashuri për gjithçka të mirë që e rrethon atë dashuri për jetën, familjen, punën, miqtë, shoqërinë, besoj se mjafton si përgjigje…!

– Cili është mendimi yt për shqiptarët që po bëjnë emër në botë?

– Dy janë gjërat që më vijnë në mendje tani që po m’a bën këtë pyetje para është krenaria që ndiej kur dëgjoj për sukseset e bashkëatëdhetarve të mi nëpër botë dhe e dyta adhurim ndaj punës së tyre duke e ditur edhe nga eksperienca ime se sa e vështirë është të bësh  karrierë edhe suksese në vende të huaja nëpër botë! Gëzoj me sukseset e tyre ashtu si atë me sukseset e mia, dua të besoj!

– Nga eksperienca  e shumë artistëve shqiptarë nëpër vende të ndryshme të botës, rolet që karakterizohen janë ato të “kriminelëve” të të fortëve dhe djemve të këqij, pse  mendon se ju besohen këto role?

– Shiko, pa dashur të fshihemi mbas gishtit tonë sepse është njësoj si të gënjejmë veten.  Ne si komb edhe si popull jemi shumë të mirë, të shkolluar, intelektual, të integruar e shumë e shumë të tjera po mos të harrojmë që kemi edhe anët negative, edhe këto anë negative përcillen edhe nëpërmjet këtyre roleve që e përmendët edhe ju. Por, kjo nuk do të thotë pse nëpër filma shqiptarët luajnë role «të kriminelit, shqiptar negative» edhe gjithë shqiptarët janë kështu ! Kjo bëhet për të pranuar realitetin që përkrah gjithë të mirave dhe arritjeve në të gjitha fushat është edhe kjo pjesa tjetër “negative”!

– Shqiptarët kanë mjaftë rrëfime që mund të shndërrohen në filma edhe të suksesshëm, cilin rrëfim do të doje ta ndaje më të tjerët?

– Po kjo është shumë e vërtetë , këtu flas nga eksperienca ime personale dhe nga gjithë ato që kam kaluar. Edhe jam i bindur që një pjesë e saj nëse do bëhet film( një moment në të ardhmen mendoj ta realizoj) besoj se do të ketë sukses për shkak të të gjitha atyre vështirësive që kam kaluar.

– Nëse jeta jote do ishte një libër si do titullohej dhe çfarë do shkruhej në të?

– Nëse jeta ime do të ishte libër do të mund të ishte quajtur “Një dritë në fund të tunelit” edhe padyshim që në të do të shkruhej jeta ime ashtu siç unë e kam ndier në lekurë pa dashur ta fsheh as të hiperbolizoj. Një jetë të vështirë që më ka bërë të jem ky që jam dhe që kam mësuar shumë prej saj!

-Më trego për projektet e reja, si e shikon të ardhmen tënde profesionale?

-Tani që më  bërë pyetjen më erdhi në mendje një  shprehje që thotë  “Kur njeriu bën plane Zoti qesh” sigurisht do të ketë punë  edhe projekte prej meje  sepse jam duke punuar me to megjithatë ia lëmë kohës!

Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *