– E dashura ime më thotë gjithnjë: “Nuk arrij dot në orgazëm po nuk më përkëdhele në fillim”,

por unë eksitohem përnjëherë dhe kaloj në marrëdhënie. Kështu, ajo mërzitet shumë.

Si të veproj që ta kënaq edhe atë, siç kënaqem unë?

– Siç kemi folur edhe më përpara, përkëdheljet, ose siç quhet ndryshe, preludi i dashurisë, ka shumë rëndësi në një marrëdhënie seksuale, aq më tepër për femrën, që siç dihet, e ka më të vështirë të arrijë në orgazëm. Pra, kini parasysh se “preludi” përpara aktit është domosdoshmëri për gratë dhe duhet të zgjatë jo më pak se 20-25 minuta. Është vërtetuar nga shkencëtarët e kësaj fushe dhe pas testimeve që janë bërë, se reagimet fiziologjike të femrave ndaj veprimeve të jashtme, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga ato të meshkujve, tjetër punë se ato reagojnë seksualisht “me lejen” e gjendjes së përshtatshme emocionale. E thënë më shkoqur, ju duhet ta fusni fillimisht partneren tuaj në livadhin erotik, të ndihet e dëshiruar, e dashuruar dhe pastaj ta prekni atë në zonat erogjene. Pra, në fillim duhet ta sillni në humorin e duhur dhe ta bëni të ndihet e veçantë. Më pas, përfshijeni atë në aktin seksual.

– Doktor Evi, sa ditë para se të bësh analizën e spermogramës, nuk duhet të bësh seks?

Për të nxjerrë një rezultat sa më të saktë të spermogramës, duhet të kenë kaluar 60 orë nga kontakti i fundit seksual. Kjo vlen edhe për ato momente kur mashkulli kryen ejakulacion natën, në mënyrë të pavullnetshme.

– Ndryshe nga shokët e mi, unë nuk kam qime në gjoks. Për këtë shkak, më duket se nuk jam shumë seksi. A mund të përdor diçka që të më mbijnë ato?

– Unë kam frikë se nuk keni mundësi të bëni diçka për këtë, me përjashtim të pirjes së ilaçeve hormonale që i rritin qimet në të gjithë trupin e që nuk janë të këshillueshme. Por, unë mendoj se ky që keni ju, nuk është problem. Ka mjaft femra që u pëlqejnë më shumë burrat me kraharor “të zbuluar” sesa ata të mbuluar me qime.

– Burri im ka dëshirë të veprojë me forcë gjatë marrëdhënieve. Ç’duhet të bëj?

– Të duroni derisa ai të bindet se ju shkakton dhimbje, por duhet ta dini se ai ndjen kënaqësi kur vepron kështu. Përpiquni që brenda disa caqeve, të kënaqeni edhe ju, por kini parasysh se gjëja më e mirë është të bisedoni së bashku për të gjitha shqetësimet tuaja.

– Kam parë që në një film pornografik, femrat pinin spermën e mashkullit. Po kështu, kam dëgjuar se në disa fise afrikane, sperma përdoret si ilaç. Është e vërtetë?

– Po, është e vërtetë. Ashtu si dhe spermatozoidët, sperma ka në përbërje të saj proteina, sheqer, vitamina C, si dhe disa komponentë të tjerë. Sot shumë shkencëtarë pohojnë se ajo përmban disa elementë të aftë të përmirësojnë shëndetin fizik e psikik të gruas. Ka të ngjarë që disa përbërës të saj, që thithen nga oganizmi pas kontaktit seksual, përmirësojnë ajrosjen e mushkërive dhe rregullojnë tensionin arterial. Pra, pirja e saj (që ju e shikoni nëpër filma pornografikë) nuk ka asgjë të keqe. Një lugë kafe spermë, ka 5 kalori dhe asnjë substancë të dëmshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *