E dashur redaksi e gazetës “Intervista” jam nisur disa herë t’ju shkruaj por kam pritur se mos dikush tjetër do t’ju shkruante për të botuar një recetë në këndin tuaj të kuzhinës sesi përgatitet linguni me gaforre. I kam shumë qejf gaforret jo vetëm për kohën që të marrin gjatë  konsumimit por dhe për shijen. Në pritje të recetës, faleminderit. Egla

Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr  Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Egla, faleminderit që na ndjek. Linguini me gaforre është një pjatë e shijshme por edhe ushqyese. Për të përgaitur këtë pjatë të duhen këta përbërës:

Gaforre 300 gr

Linguini 200 gr

Domate një kokërr e gjysmë

Ujë 8 garuzhde

Kripë

Vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

Pastrojmë gaforret dhe vendosim një tigan në zjarr, i hedhim vajin dhe kavërdisim gaforret. Më pas shtojmë domaten e prerë në kubikë dhe i shtojmë ujin. Më pas shtojmë linguinin, hedhim kripë dhe i lëmë për 8-9 minuta të ziejnë. Në fund shtojmë majdanozin dhe i vëmë në pjatë. Pjata është gati. Ju bëftë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *