Automjeti im është një Audi A6, kambio automatike e vitit 1996 i cili nuk ndizet. E çova në një servis dhe pasi kontrolloi çdo mundësi , mundi të gjente vetëm  një problem me kavon e levës së marshit duke qenë se dhe kuadri  nuk funksionon. Ju lutem a mund te më thoni si mund të riparohet  kjo? Gjithashtu është kontrolluar bateria dhe lidhjet e terminalit dhe janë në rregull. Faleminderit!

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:-Përshendetje! Faleminderit për besimin! Kjo duket të jetë kuadri ose kablli i tij që është thyer. Fatkeqësisht kablloja mund të shpërthejë vetë gjatë kohës  duke shkaktuar  nje problem. Ajo çfarë nevojitet është një kavo e re që duhet marrë dhe instaluar për të zgjidhur këtë defekt. Kavo e levës së marrshit duhet të instalohet siç duhet. Nëse është instaluar gabimisht ose është bërë rregullimi i pasaktë kjo do të shkaktojë një defekt tjetër kështu që më e mira është që të paraqiteni në një servis që të keni një asistencë më të sofistikuar sa i përket riparimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *