Ajo është një këngëtare e dashur për publikun shqiptar dhe mjaft e angazhuar falë repertorit dhe zërit të saj. Kjo është artistja Lendita Mjekiqi, e cila sapo ka sjellë një super projekt të ri muzikor me titull “S’jemi nda”, këngë kjo që ka punuar me më të mirët si për muzikë me Florent Boshnjaku, teksti nga Fatmir Muja e videoklipi punuar nga Bug Production. Jo vetëm këto komponentë janë mirë të organizuar me zërin e ëmbël të Lenditës, por ajo duket edhe bukur pasi për veshjen e saj ka menduar Dona Matoshi. Kënga që në start ka nisur të pëlqehet dhe padyshim për të qënë një hit në këtë dimër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *