Përshëndetje!

Kam një C class 2001, 200 kompresor benzinë+gaz

dhe me dridhet makina pasi bëj një rrugë pak të gjatë dhe sidomos kur e shtrëngoj gazin nëpër malore.

Në ato momente fillon dridhja, aq sa ndjehet në pedalin e gazit dhe nuk merr gaz siç duhet sidomos kur ndaloj dridhja ndiehet shumë. E fik makinën dhe e rindez  e çdo gjë kthehet në normalitet. Po ta shtrëngoj prap ndodh e njejta gjë. E kaloj në benzinë dhe po njësoj. Dua një përgjigje. Faleminderit

Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991: Përshëndetje. Sipas shpjegimit që më jepni duket sikur kemi të bëjmë me humbje korrenti, që mund të vijë nga kandelet ose bobinat. Duhet me patjeter t’i bëhet një kontroll për të parë se çfarë kod defekti mban në paketën e motorrit, që të përcaktohet edhe shkaku i këtij defekti. Faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *