Shtatëmbëdhjetë vjet pas realizimit të episodit të dytë

të filmave komikë “Bad Boys”,

aktorët Will Smith dhe Martin Lawrence janë ribashkuar për filmin e tretë “Bad Boys for Life”.

Por, pse është dashur kaq shumë kohë për t’u realizuar ky projekt? Kur gazetarët ia parashtruan këtë pyetje në premierën hollywoodiane të filmit, Will Smith duke bërë shaka tha, “Sepse isha duke u bërë tapë”.

Image result for will smith martin lawrence young

Lawrence për gazetarët tha se arsyeja që ky projekt ka vonuar 17 vjet, është se Smith ishte në pritje të skenarit të duhur për episodin e tretë.

“Ai, thjesht, nuk donte ta realizonte filmin pa qenë skenari i duhur. Kjo është meritë e tij. Dhe, mendoj që ky është filmi më i mirë nga të gjithë”, u shpreh ai.

Martin Lawrence, i cili në filmin e tretë  portretizon policin, i cili kërkon tëdalë në pension nga puna e tij e përcjell me shumë stres dhe situata të rrezikshme, sërish inkurajohet nga partneri i tij, i personifikuar nga Will Smith, që ta realizojnë edhe një mision të fundit së bashku.

Regjinë e filmit e kanë bërë regjisorët Adil El Arbi dhe Bilall Fallah, ndërsa producent i tij është Jerry Bruckheimer, i cili po ashtu e ka pasur të njëjtin pozicion edhe në dy filmat e parë. “Bad Boys for Life” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë amerikane nga e premtja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *