Klasifikimi i javës

1. Binjakët

2. Luani

3. Ujori

4. Shigjetari

5. Peshorja

6. Peshqit

7. Akrepi

8. Virgjëresha

9. Bricjapi

10. Demi

11. Dashi

12. Gaforrja

 

 

DASHI, 21 MARS-20 PRILL

Fillimi i javës do të jetë plot energji dhe gjallëri. Do të merreni me gjëra të lehta, pa stres dhe pa u sforcuar. Afërdita është ende pozitive për ju dhe, megjithëse faza qendrore e javës nuk do të jetë shumë e favorshme (për shkak të Hënës negative) do të arrini t’i përjetoni ndjenjat në mënyrë të kënaqshme dhe harmonike. Edhe më e mirë do të jetë fundjava, kur Hëna në shenjën e Luanit do të shërbejë si mbështetje për çdo lloj nisme që do të ndërmerrni, duke ju garantuar një formë të shkëlqyer.

 

DEMI, 21 PRILL-20 MAJ

Afërdita dhe Jupiteri kundër mund të ndikojnë që të keni ndonjë problem në çështjet familjare. Mos u mundoni të keni gjithçka nën kontroll dhe kini pak besim edhe te tjetri/a. Në fillim të javës do t’ju ofrohet një zbavitje, mos e refuzoni për shkak të impenjimeve të shumta, sepse do t’ju bëjë mirë. Nga e mërkura deri të premten, marrëdhëniet do t’ju rezervojnë surpriza të këndshme, ndjenjat dhe besimi do t’ju bëjnë të ndjeni dashurinë e partnerit/es. Në fundjavë, lërini pak kohë edhe shoqërisë.

 

BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR

Me Hënën në shenjë dhe me “sponsorë” të tillë si Jupiteri dhe Afërdita, nuk mund të kërkoni një fillim jave më të mirë. Në plan të parë, do të jenë çështjet e zemrës, që do t’ju japin gëzim e mirëqenie. Bëni përpara me besim dhe mund të rifitoni terrenin e humbur. Nga e mërkura deri të premten do t’ju duhet të merreni me një çështje praktike, që do t’ju shkëpusë paksa nga jeta shoqërore, në të cilën do të riktheheni në fundjavë, e cila parashikohet shumë zbavitëse.

 

GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK

Në fillim të javës do të ndjeheni paksa të ngathët dhe të hutuar. Mbase sapo jeni kthyer nga pushimet dhe ende nuk e keni rimarrë ritmin e duhur të punëve. Do të keni mbështetjen e shumë planeteve, pra, do të jeni në formë të mirë psikofizike, sidomos të lindurit në dhjetëditëshin e dytë. Ditët më të mira të javës do të jenë ato qendrore, me ndjenjat dhe pasionin e ndezur. Në fundjavë, do të tregoheni paksa vanitozë dhe do të merrni notën 10 për pamjen tuaj!

 

LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT

Jupiteri dhe Afërdita do t’ju mbështesin në punët që do të ndërmerrni, duke arritur kështu rezultate të shkëlqyera, të dobishme edhe për vetëvlerësimin dhe karizmën tuaj. Të enjten dhe të premten, Hëna në shenjën e Gaforres mund t’ju bëjë paksa të mbyllur në vetvete, duke reflektuar për gjendjen tuaj sentimentale. Në fundjavë, do të gëzoni një formë të shkëlqyer, por bëni edhe ndonjë pushim të vogël.

 

VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR

Në fillim të javës mund të jeni paksa nervozë për shkak të Hënës në shenjën e Binjakëve që mund t’ju bëjë të dështojnë planet që keni përgatitur. Kështu pra, mundohuni ta kaloni këtë situatë me një buzëqeshje. Në fazën qendrore të javës mund të takoheni me shoqërinë, me miq të vjetër dhe të rinj, me të cilët do të zbaviteni dhe do të bisedoni gjerë e gjatë. Hëna në shenjën e Luanit në fundjavë i bashkohet Afërditës dhe Jupiterit. Kështu, nuk do të jetë reflektimi, por pasioni, ai që do t’ju japë përgjigjet që kërkonit…

 

PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR

Deri të mërkurën në mëngjes do të jeni shumë të zënë me punë dhe projekte të reja. Të mërkurën dhe të enjten do të bëni plane me shoqërinë, mbase edhe për ndonjë udhëtim të shkurtër me ta. Më të lodhshme nga pikëpamja emocionale do të jenë e premtja dhe e shtuna. Përpiquni të evitoni grindjet e kota. Të dielën mund të bëni një shëtitje ose të qëndroni në shtëpi dhe të merreni me një pasion tuajin.

 

AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR

Mërkuri është spostuar në shenjën e Virgjëreshës dhe Hëna, në atë të Binjakëve. Kështu, me aftësitë tuaja për të komunikuar, do të gjeni bashkëbisedues të zotë, që do të dinë të zgjojnë interesin tuaj. Do të jetë një javë pozitive edhe nga pikëpamja sentimentale, do të merreni vesh shumë mirë me partnerin/en. Nga e mërkura në të premten, prioritet do të ketë jeta e brendshme, me fantazinë dhe imagjinatën në kulmin e saj, por do të jeni edhe romantikë dhe të ndjeshëm. Në fundjavë, mbani nën kontroll polemikën.

 

SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR

Hëna dhe Mërkuri kundër në fillim të javës mund t’ju bëjnë ta filloni javën negativisht, të zhgënjyer nga qëndrimi i partnerit/es apo një shoku/shoqeje. Përdorini ditët deri të premten për të ekzaminuar përgjegjësitë (tuajat apo të tjetrit), për të pasur një kuadër më të qartë të situatës. Të shtunën dhe të dielën, do të jeni gati për të përballuar botën dhe për të filluar një jetë të re!

 

BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR

Deri të mërkurën do të merreni pak me shëndetin e kujdesin për veten. Kjo nuk do të thotë të lini punët pas dore, por do të bëni vetëm ato më urgjentet dhe më të domosdoshmet. Të enjten dhe të premten do të zgjidhni ndonjë tension në familje duke folur me zemër të hapur, ose duke i kushtuar kujdesin e nevojshëm partnerit/es. Të shtunën dhe të dielën, nuk do të keni nevojë të tregoni autoritetin tuaj, sepse ai do të njihet në mënyrë të natyrshme.

 

UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT

E hëna do të jetë pak e vështirë, pasi do të keni Hënën kundër në shenjën e Binjakëve dhe do të kërkohet edhe të mblidhni gjithë fuqitë tuaja, që të ruani ekulibrin. Të martën dhe të mërkurën do të merreni me eksplorime, pasione, gjëra të këndshme. E enjtja, e premtja dhe e shtuna, për shkak të Hënës pozitive, do të jenë shumë të mira për nxënësit, mësuesit dhe sportistët. Të dielën do të rikuperoni energjitë e humbura.

 

PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS

Hëna në shenjën e Binjakëve dhe Mërkuri në atë të Virgjëreshës, do të ndikojnë negativisht në punën dhe projektet tuaja. Gjithashtu, mund të jeni me humor të lëvizshëm dhe mjerë ai që do t’ju dalë përpara. Situata do të ndryshojë nga e enjtja dhe e premtja, kur Hëna do t’ju ndihmojë në marrëdhëniet sentimentale dhe në jetën tuaj do të mbizotërojë erosi dhe pasioni. Në fundjavë, mund të merrni këtë mësim nga jeta: Jetojeni çdo ditë, sikur të ishte e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *