Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Kjo ditë e parë e fundjavës duket të rezervojë diçka më shumë, ndaj shkunduni, organizoni diçka të këndshme me partnerin/en tuaj! Lajme vijnë në punë, mbetet të prisni e të shihni.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

I bukur ky qiell për ndjenjat, takime të reja nxiten dhe favorizohen. Në punë, nëse keni një marrëveshje në pritje mbylleni atë brenda javës së ardhshme.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Qiell interesant për ata që duan të përfshihen dhe të emocionohen sërish me një lidhje të re. Horoskopi është thurur në mënyrë të atillë që, në aspektin e punës, favorizohen shumë këtë të shtunë, bashkëpunimet dhe kontaktet me qytete të tjera.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Nëse jeni të interesuar për një person dhe nuhasni që e gjitha kjo është reciproke, pse nuk dilni ballaz dhe të shpreheni? Në punë po vjen një erë ndryshimesh.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Yjet ftojnë kujdes ndaj gjërave që mund të hasni gjatë të ditës së shtunë, veçanërisht nëse gjatë javës ka pasur mosmarrëveshje me partnerin/en. Në punë kohët e fundit keni qenë nervozë, keni shumë gjëra për të bërë, por nervi është i kotë, i pavlerë.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Nëse jeni vetëm do të bëni mirë të shikoni përreth, sepse këtë të shtunë do të jeni të papërmbajtshëm! Në punë po vjen një propozim interesant, jini të hapur.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ky qiell është interesant për çiftet që kanë kohë të gjatë në lidhje, më në fund është e mundur të tentohet një hap përpara, bashkëjetesa. Yjet janë pozitivë edhe në punë, një propozimi i juaji do të pranohet.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Qielli intrigues për beqarët e shenjës, je i sigurt që pas një miqësie nuk fshihet diçka më shumë? Kushtojini vëmendje diskutimeve në vendin e punës, mos merrni për kot!

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

E keni akoma të freskët atë hashtagun e famshëm qëndro në shtëpi? E pra, mjaft, sepse këtë të shtunë mund të takoni një person të këndshëm, ndaj mos qëndroni brenda.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Është një moment sprove për ndjenjat, nëse keni në krah personin e duhur mund të vendosni të hidhni një hap të rëndësishëm. Puna, nga ana tjetër, kërkon më shumë përqendrim.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Yje interesantë për ndjenjat, ka një nxitje më shumë për dashuritë e reja. Në punë, nga ana tjetër, bëni kujdes që të mos dilni shumë me shpatë, mund të bëni armiq disa prej kolegëve.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Horoskopi është padyshim intrigues për ndjenjat këtë të shtunë , ndaj, nëse jeni të interesuar për një person dilni përpara! Në punë keni nevojë për konfirmim dhe garanci më të mëdha, por mos u shqetësoni sepse diçka po lëviz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *