1. Mënyra më e mirë për të limuar thonjtë është…
a. Duke e lëvizur butë limën para-prapa.
b. Duke e lëvizur limën vetëm në një drejtim.

2. Çfarë mund ta shkaktojë rrjepjen dhe brishtësinë e thonjve?
a. Pirja me shumicë e kafeinës.
b. Moskonsumimi i sasisë së duhur të vitaminave.
c. Limimi i keq.

3. Cila nga substancat e mëposhtme shërben si forcues i thonjve?
a. Formaldehidet
b. Kalçiumi
c. Najloni

4. Locionet për thonjtë, mund t’i dobësojnë ata…
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

5. A rriten thonjtë e një dore më shpejt se ata të dorës tjetër?
a. Jo, ky është vetëm një fiksim.
b. Është e vërtetë.

6. Kur manikyristja juaj merr në dorë veglën për prerjen e lëkurëzave…
a. Duhet t’i thoni asaj të veprojë me kujdes.
b. Duhet t’i thoni vetëm t’i shtyjë pas, por jo t’i presë.

7. Nëse manikyristja pret lëkurëzat, cila është gjëja e parë që duhet të bëni kur të shkoni në shtëpi?
a. T’i dezinfektoni me alkool.
b. Të aplikoni krem për lëkurëzat.
c. Të dyja së bashku.

8. Ju nuk mund të bëni asgjë për të forcuar thonjtë tuaj.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

9. Ajo që hani, ndikon në formën e thonjve tuaj.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

10. Cili lloj manikyri mund t’i zverdhë thonjtë?
a. Ai me ngjyrë rozë të zbehtë.
b. Ai me ngjyrë të kuqe të fortë.
c. Që të dyja më lart.

11. Ju duhet t’i lini thonjtë pa manikyr çdo dy javë.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

12. Spicat e thonjve (janë një copë e vogël lëkure anash thoit), duhen tërhequr për t’i hequr.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

13. Thonjtë e këmbës pritini gjithmonë në formë të rrumbullakët, duke ndjekur konturet e gishtit.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Thonjtë duhet t’i limoni gjithmonë në një drejtim. Lëvizja para-prapa do t’i dëmtojë ata, duke u shkaktuar çarje.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Moskonsumimi i mjaftueshëm i vitaminave B, si acidit folik dhe vitaminës B12, mund t’i bëjë thonjtë të brishtë, të rripen dhe të thyhen. Një mënyrë e mirë për t’i marrë këto vitamina është konsumimi i bishtajave, drithërave integrale dhe drithërave të mëngjesit, të cilave u kanë shtuar këtë vitaminë.
3. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Forcuesit e thonjve që përmbajnë najlon (dhe/ose një përbërës të quajtur proteinë sulfhydryl) u shtojnë thonjve një shtresë përsipër, për t’i forcuar ata. Edhe produktet që përmbajnë kalçium apo formaldehide i forcojnë thonjtë, por i bëjnë aq të ngurtë, sa ata mund të thyhen më pas.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Locionet për thonjtë (të quajtura edhe kremëra për forcimin e thonjve) i hidratojnë thonjtë, i bëjnë ata më elastikë, që të përkulen dhe të mos thyhen. Zgjidhni ata që kanë shumë substanca hidratuese, si vaj mineral dhe glicerinë dhe/ose kundër ujit, si petrolatum dhe dyllë blete. Efekti i tyre pakësohet me larjen e duarve, prandaj duhet t’i përdorni shpesh.
5. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Thonjtë rriten më shpejt në dorën që përdorni më shumë. Kjo nuk është e gjitha. Pedikyri zgjat më shumë se manikyri, sepse thonjtë e duarve rriten më shpejt se ata të këmbëve.
6. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Edhe një vajtje në sallonin më të pastër të bukurisë mund të shkaktojë ndonjë infeksion, nëse manikyristja juaj pret lëkurëzat. Ekspertët e thonjve dhe lëkurës këshillojnë shtyrjen dhe jo prerjen e tyre.
7. Përgjigjja e saktë është b-ja
Prerja e lëkurëzave shkakton ekspozimin e cepave të tyre dhe shkëputjen e tyre nga sipërfaqja e thoit, gjë që i than ato dhe i bën të rripen përsëri. Që të mos thahen dhe forcohen, aplikoni në lëkurëzat e prera një vaj ose krem të yndyrshëm sa më shpejt të jetë e mundur.
8. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Edhe dermatologët thonë se biotina, që është vitamina B7, është e mirë për thonjtë e brishtë, që thyhen. Në një studim është provuar se ajo e shton trashësinë e thoit me 25%.
9. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Njerëzit që nuk marrin sa duhet hekur apo proteina, mund të kenë thonj të butë, të mysët, që përkulen në cepa.
10. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Manikyri pengon ajrin të prekë thoin, kështu që çdo lloj ngjyre mund t’i zverdhë thonjtë. Ngjyrat me më shumë pigment, si të kuqet, vjollca, të zezat apo blutë mund të lënë edhe ngjyrën e tyre mbi thonj, duke i bërë të verdhë të theksuar. Fërkimi me butësi i thonjve mund të heqë njollat e verdha prej tyre, por mos përdorni kurrë një limë për këtë! Limat janë shumë të ashpra dhe mund të heqin disa shtresa nga sipërfaqja.
11. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kjo lejon ajrin të prekë thoin, kështu që do të keni thonj më rozë dhe të shëndetshëm. Herë pas here fërkojini thonjtë, që të kenë shkëlqimin e tyre natyral, në vend që të përdorni manikyr.
12. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Spicat janë një copë e vdekur, e thatë e lëkurës, që është e lidhur me lëkurëzën e thoit, ose lëkurën e gjallë anash tij. Tërheqja e tyre mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës së gjallë, gjakrrjedhje, dhimbje, enjtje, bile edhe infeksion. Mos e tërhiqni pra, por pritni me një prerëse të mirë vetëm lëkurën e vdekur.
13. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pritini thonjtë e këmbës drejt, vetëm pak të rrumbullakosura në qendër. Kjo është mënyra e mirë që ata të jenë të fortë dhe të evitohet futja e thonjve në mish. Gjithashtu, evitoni këpucët dhe sandalet e ngushta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *