Përshëndetje Dr Ersida! Jam një zonjë në moshë dhe kam disa vite që i kam hequr të gjitha dhëmbët dhe mbaj protezë totale. Nuk kam gjetur asnjëherë stabilitet sepse më lëvizin kur flas dhe kur ushqehem. I kam ripërsëritur por prapë nuk kam rezultatin që dua. Kam përdorur vazhdimisht xhel për ngjitje të protezave. Çfarë më sugjeroni, a ka ndonjë mënyrë tjetër pa shumë kosto për të stabilizuar protezën që kam?

 

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje Zonjë! Ky është një nga problemet që hasim shpesh me pacientët të cilët për arsye të ndryshme kanë përfunduar me proteza totale. Përveç xhelit që ju tashmë e keni përdorur në një mënyrë tjetër e cila konsiderohet një zgjidhje mjaft e mirë për pacientët që mbajnë proteza totale janë mini implantet. Mini implantet janë një zgjidhje ideale në ato raste kur pacientëve u mungojnë të gjitha dhëmbët dhe ka zëvendësuar dhëmbet e humbur me proteza totale të lëvizshme të cilat nuk ofrojnë shum stabilitet në gojë dhe për pasojë pacientët nuk ndihen aspak komod kur flasin apo kur ushqehen

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *