Jam një zonjë 35 vjeçe. Para disa muajsh fillova të kisha heqje barku. Bëra disa analiza dhe dola me myk. Jam mjekuar, por përsëri vazhdoj të kem bark. Çfarë duhet të bëj?Ju lutem me ndihmoni.

 

Dr. Nevila Lengu, gastro-hepatologe, QSUT, 0672188886:- Zonjë nuk e di sa cikle mjekimi keni marrë dhe me çfarë jeni trajtuar. Trajtimin ne e fillojmë në fillim me nistatinë. Pas përfundimit të trajtimit ribëjmë ekzaminimin e feçeve për të parë rezultatin. Nëse pacienti rezulton përsëri pozitiv për myk hapi i dytë është trajtimi për 10 ditë me fluconazol 100 mg 1 tabletë në ditë. Terapia duhet shoqëruar me probiotikë dhe reduktim të sheqerit të rafinuar (ëmbëlsirave) në dietë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *