Ajo ia “lo seen” kujtdo që e mërzit dhe këtë e ka treguar edhe tek kënga e saj e fundit me titull “Ta lo seen”. Juventila Dashja ose Juvi siç jemi mësuar ta dëgjojmë shpesh në ekran, duket se ka surpriza të reja për publikun e saj. Ti zbulojmë…!

 

Fabjola Kuburi:- Juvi, si ka qenë ky vit për ty?

Juvi:- Plot gjëra të bukura. Kam sjellë këngë, klip dhe ide të vëna në jetë. Ka qenë një vit fantastik për mua.

– Duket se kënga jote e pare para dy vitesh “Po m’don mu”” të solli vërtet fat apo jo?

Po, kënga “Po m’don mu” ka qenë klipi im i parë dhe ka qenë edhe një ogur I mirë në karrierën time. Më pas realizova një këngë të shoqëruar me klip, klipin e të cilit e kam bërë në Zvicër dhe është më ndryshe nga këngët e tjera me një stil pak më klasik. Rrugët në dukej se po hapeshin dhe unë realizova një klip bashkëpunim me një emër të madh në muzikën shqiptare Gazmend Rama, me titull “Je si blic”, madje kënga e fundit që kam sjellë jo më larg se dy muaj, me titull “Ta lo seen” mund të them që ka qenë shumë e pëlqyer. Kam marrë urime, mesazhe dhe vlerësime nga publiku.

– Po kritika ke marrë?

– Po dhe nuk më ngel hatri,  madje i vlerësoj kritikat që të dalë më mirë herën tjetër.

– Sa beson në Zot, sa në fat dhe sa në veten tënde?

– Besoj jashtëzakonisht shumë në të treja.

– Ti nuk jeton në Shqipëri, por karrierën e realizon këtu. Meqë jeton larg Shqipërisë, e ke ndjerë ndonjëherë nevojën e një menaxheri?

– Ndonjëherë po, e ndjej të nevojshme sepse kështu gjithçka është më e planifikuar por besoj se me kohën çdo gjë do shkojë në vendin e  vetë.

Nëse të duhet të bësh një zgjedhje në jetë, mendimin e kujt merr apo vendos vetë gjithnjë?

– Gjithmonë vetëm vetes.

Sa ka ndikuar familja për të krijuar Juvin që shohim sot?

– Kam patur momente të vështira dhe pikërisht në ato momente më kanë qëndruar gjithmonë pranë dhe nuk më kanë lënë të dorëzohem kollaj. I kam patur vërtet mbështetje!

– Çfarë pati interesante dita jote sot?

Sot më duhej të bëja shooping-un e fundit për xhirimet e klipit të ri e cila do të dalë shumë shpejt, për të mos thënë në dhjetor. (Buzëqesh)

Këngëtarët e muzikës botërore, megjithëse me famë dhe para, shpesh ankohen se nuk janë të lumtur apo se janë të vetmuar…. Mendon se ndodh kështu edhe me këngëtarët shqiptarë?

– Është më se e vërtetë! E lumtur jam, nuk mund të them që jo por dhe e vetmuar  nuk jam.(Qesh)

Mendon se është e lehtë sot të gjesh njeriun e zemrës?

– Gjërat e mira dhe të bukura asnjëherë nuk janë të lehta.  Njeriu i zemrës prandaj quhet i tillë, sepse i përket dhe e do zemra. Atë duhet ta fitosh ngadalë dhe me zgjuarsi ashtu siç e kam gjetur unë dhe e kam në krah.

– Ti e paske gjetur më duket…!

– Në përgjithësi më quajnë “Beb”.(Qesh) Di të them që jam e lumtur, ndihem mirë dhe e vlerësuar.

Nëse muzika do ishte emocion, do kishte qenë dashuri, urrejtje apo trishtim?

– Do të thoja, dashuri.

Në daljet e tua ti dallohesh edhe për stilin e veçantë dhe mjaft interesant, ndërkohë që ideatorja e tij je gjithmonë ti. Mendon se edhe dizajni do ishte një biznes i mirë për ty?

– Gjihmonë dizajni ka qenë një pasioni im, pas muzikës. Muzika ka qenë ajo që më ka inspiruar për të sjellë shumë ide të ndryshme në lukun tim, kështu që mund të them se janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Ku shkon pjesa më e madhe e parave të tua?

– Për klipe, këpucë dhe veshje!

Çfarë të qetëson pas një dite të lodhshme?

–  Spa dhe shooping… Janë të vetmet gjëra që më relaksojnë pas një dite të lodhshme.

Muzika plotëson më tepër nevojat e tua shpirtërore apo ato materiale?

– Plotëson vetëm atë shpirtërore!

Zakonisht, njeriu nuk është i kënaqur me ato që ka arritur dhe kërkon më shumë. Po me ty, si ndodh?

– E njëjta gjë, por jo se nuk jam e kënaqur. Jam vetëm njeri që kërkoj shumë nga jeta dhe do vazhdoj të kërkoj shumë e më shumë.

Në jetën e çdokujt ka momente të vështira… Ku drejtohesh ti, në të tilla raste?

– Zotit dhe familjes.

Cilat janë kërkesat që ke patur gjithnjë ndaj vetes?

– Të mbaj trupin në formë, të mos e lë veten pas dore dhe korrektësia.

Mendohet se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, por a ka për ty diçka që mendon se është e përjetshme?

– Besoj te të dyja këto!

Ka një çast kur do të doje të ishe plotësisht anonime?

– Hëm, s’mund ta thoja!

Kënga është një mënyrë për t’u shprehur… Me çfarë tjetër arrin të shprehesh po kaq mirë sa me të?

– Nuk do të dija diçka tjetër përveç këngës. Me këngë arrij të shpreh më së miri veten time dhe gjithçka tjetër.

Çfarë ka të re në planet e tua?

– Është kënga që do sjell shumë shpejt për të cilën do flasim sërish, por jo vetëm, do ketë  surpriza të bukura që presin vlerësimin e publikut. Ju uroj festa të bukura dhe sa më shumë dashuri mes jush. Ju puth, Juvi!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *