Pornoja mban gjallë dëshirën!

Kur doli në treg libri erotik për gratë “Fifty Shades of Grey”–50 Nuancat e Grisë”, pati shumë sukses.

Sipas seksologëve, ky sukses i detyrohej faktit që gratë kanë nevojë për porno, që të mbajnë gjallë epshin e tyre…

Ky studim kaq origjinal është botur në revistën “Dayli Mail”. Seksologia Trejsi Koks shpjegon në të se gratë kanë po aq nevojë sa burrat për të parë filma pornografikë. Sipas saj, pornoja është e nevojshme në jetën e gruas sepse kjo dozë erotizmi bën të mundur që femrat të mbajnë gjallë epshin e tyre. Në fakt, sipas kësaj mjekeje specialiste, nga leximi ose shikimi i veprave pornografike, formohet në tru një lloj “biblioteke” e imazheve provokuese dhe kjo ndikon pozitivisht te truri. Shikimi i filmave ose leximi i librave porno qenka shumë i dobishëm për të nxitur seksualitetin. Falë kujtimit të thjeshtë të një skene pornografike, një femër është shumë më e eksituar. Trejsi Koks mendon se femrat nuk kane nevojë për porno shumë të rëndë, mjaftojnë imazhet soft ose librat erotikë, si ai që përmendëm më lart. Jemi të bindur se, pasi të kenë lexuar këtë studim, gratë do t’i gjykojnë më pak burrat që janë aq të dhënë pas pornos!

Moti ndikon tek epshi

Shiu dhe moti gri ndikojnë negativisht edhe në libidon tonë. Një sondazh i bërë në Francë, tregoi se në zonat e Veriut, ku koha është e keqe, seksualiteti është më pak i theksuar se në Jug, ku bën kohë e mirë. 

Vera rimon me ngrohtësinë, rrobat e banjos dhe netët e nxehta… të paktën në shumicën e kohës! Në dimër, kur koha ndryshon, përkëdheljet janë më të pakta, sipas një sondazhi të realizuar nga një sit takimesh në internet. Pyetjes: “Mendoni se moti ndikon në seksualitetin tuaj?”, 61% e personave (pra, afro 8 në 10 vetë), i është përgjigjur se koha e keqe ndikon negativisht në epsh. Studimi tregon se më të prekura nga kjo janë gratë, 65% e të cilave kanë pohuar se temperaturat dhe moti i keq ndikon tek epshi, kundrejt 57% të burrave. Sondazhi, që është zhbilluar me 1501 njerëz të moshës nga 30-55 vjeç, tregon se Veriu i Francës, ku bën më ftohtë, vuan më shumë sesa Jugu nga kjo ulje dëshire.

Kurse edukimi seksual “live”

Kurset tradicionale të edukimit seksual, që janë pak bindës, ua kanë lënë vendin kurseve “live”, kur profesorët janë aktorë porno, “seks-ekspertë” të vërtetë.

Studiot e realizimit të filmave porno Kink dhe Armory kanë pasur një ide të çuditshme, atë të zhvillimit të kurseve të edukimit seksual “live”. Për çdo temë (felacioni, ejakulimi…), zhvillohet një vënie në skenë nga aktorët porno. Rein Digrei, njëra nga aktoret porno, jep disa detaje për zhvillimin e kurseve: “Pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë në një konferencë, para se të asistojnë në praktikë. Ne aplikojmë teknika dhe tregojmë si reagojmë. Pastaj, kalohet në një seancë pyetje-përgjigjesh”.

Nuk bëhet shaka me mësimin!

Në kurset e ardhshme, që kanë si temë ejakulimin femëror, Rein Digrei do të mësojë “si të stimulohet pika G nëpërmjet teknikave rinovuese”. Hyrja për të asistuar në këto konferenca kushton 35$… Kështu, edhe adoleshentët do të ndjehen mirë me idenë (e gënjeshtërt) se seksi duhet të ngjajë paptjetër me një film porno…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *