Valton Krasniqi, vjen gjithmonë me këngë të bukura. Ai jeton prej vitesh në Zvicër por nuk ka harruar për asnjë çast origjinën e tij. Prej pak ditësh ka publikuar këngnë “A ma jep” dhe duket se pëlqimi ndaj saj ka qenë maksimal. Valtoni ka prodhuar dhe lançuar shumë këngë brënda një kohe të shkurtër dhe duket se viti 2017 ka qenë viti i tij.

 

Fabjola Kuburi:-Përshëndetje Valton dhe mirë se erdhe përsëri në gazetën Intervista!

Valton Krasniqi:- Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën!

-Më trego gjithçka rreth aktiviteteve të tua artistike më të fundit..!

-Për momentin jam diplomuar për Musicproducer Mixing dhe Mastering dhe kam marrë pjesë në programin festiv për Vitin e Ri  në produksionin Vizioni Libonia. I jam përkushtuar muzikës tërësisht. Sapo kam sjellë këngën të shoqëruar me klip me titull “A ma jep” e cila është pritur mirë në publik dhe ky është vlerësim i madh për mua.

-Sa ka ndryshuar Valtoni që nga momenti kur u bë i famshëm?

– Valtoni ka mbetur gjithmonë njësoj edhe pse është bërë  i famshëm, falë Zotit dhe edukimit të mamasë time që më ka mësuar të jem i njëjti dhe të eci me këmbë në tokë.

-Keni më shumë fansa në Kosovë apo në Shqipëri?

-Nuk mundem të them sepse muzika është shqip dhe aty ku flitet shqip besoj se dëgjohet muzika ime.

-Si i keni marrëdhëniet me fansat?

-Gjithmonë kam qenë i afërt me fansat e muzikës time sepse unë bëj muzikë për fansa e ata më vlerësojnë mua dhe muzikën time.

-Jeton prej vitesh në Zvicër… A ke miq shqiptarë?

-Po, patjetër më shumë kam miq shqiptar sepse e kam ruajtur traditën time dhe ndihem më bukur me gjuhën e nënës time.

-Sa herë i ke thënë vetes: “Jam krenar që jam shqiptar”?

-Gjithmonë dhe shpresoj që do të mbetet gjthmonë deri në vdekje.

-Cili ishte çelësi i suksesit tënd?

-Nuk e di, këngët që i bëj unë ndoshta sepse  nuk kam dëshirë të kopjoj atë që është trend apo atë që bëjnë të tjerët por parim kryesor kam të jem vetvetja.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *