Përshëndetje doktor! Jam një vajzë 21 vjeçe, studente në Vlorë. Para dy javësh pësova të fikët të menjëhershëm. Për këtë arsye më dërguan në urgjencën e Vlorës. Aty mjekët më thanë që zemra ime prodhonte rrahje shumë të ngadalta dhe për këtë arsye më kishte rënë të fikët. Mjekët thanë që kisha bllok të plotë nëse nuk gaboj dhe më rekomanduan të vendosja një aparat në zemër që quhet pacemaker. Jam shumë e shqetësuar pasi më kanë filluar problemet në moshë shumë të re. Ju lutem më orientoni si të vazhdoj?

 Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750:- Përshëndetje! Fakti që keni pësuar të fikët dhe mjekët kanë kapur bllok të plotë atrioventrikular kjo është një arsye mëse e mjaftueshme për të dhënë idikacionin e pacemakerit. Ky është një aparat i cili kronometron rrahjet e zemrës tek pacientët që kanë çrregullime të ndryshme në përçimin elektrik të zemrës ku një ndër më kryesoret është pikërisht dhe blloku atrioventrikular i plotë. Gjëja e parë që duhet sqaruar është nëse ka qenë nië bllok intermitent apo persistent, pra nëse çrregullimi në elektricitetin e zemrës është i vazhduar apo jo. Nëse është i vazhduar ka më shumë gjasa të jetë çrregullim elektrik i lindur. Unë kam pasur disa paciente të moshave të reja me çrregullim elektrik të lindur. Ky është një problem i cili zgjidhet në mënyrë optimale me pacemaker. Pacemakeri ka një bateri e cila zgjat mesatarisht 10 vite dhe nëse bateria mbaron bëhet zëvendësimi i baterisë. Mos u shqetëso.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *