Përshëndetje gazeta Intervista, jam një lexuese e rregullt e gazetës suaj por është hera e parë që po ju shkruaj. Gjatë periudhës së verës unë bie shumë nga pasha dhe sapo kalon kjo stinë filloj të marr veten dhe kjo luhatje e shëndetit mua më ka krijuar celulitin në pjesën e brendshme të shalëve dhe më zë frika të shkoj në plazh se kam turp se do dukuem keq. Do doja ndonjë ushtrim intensive që mund ta bëj deri në fundin e gushtit i cili mund ta më ndryshoj sado pak. Kam lexuar artikuj të ndryshëm për celulitin por asnjë s’më është dukur efikas ose të më bëj punë. Pres përgjigjen tuaj! Faleminderit.

 

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Zgjidhja e çdo problemi që kemi është brenda nesh.

Ju mund të lexoni artikuj të ndryshëm por nëse ti s’je e vendosur dhe e bindur për të bërë diçka nuk për të patur rezultat. Fenomeni që të ndodh ty me rënie të peshës në verë dhe fitim peshe në dimër i  ndodh një % të femrave.Ndodh sepse vera është e nxehtë dhe ju ndërpret oreksin plus ushqimet janë më të lehta në kalori në këtë stinë te vitit. Dhe ne për të shuar urinë përdorim ushqim të lehtë madje duke futur edhe frutat në vënd të ushqimit bazë. Atëherë çfarë ndodh me ty konkretisht. Ti në verë tek kjo peshë qe humbet, humbet edhe muskul krahas dhjamit. Dhe kjo vjen nga kequshqyerja pra nuk siguron proteinën e nevojshme nga ushqimi. Në qelizën tonë janë ribozomet që janë përgjegjëse për sintezën e proteinës. Protiena është e vetmja që organizmi nuk e riprodhon dot por e do të gatshme. Proteinat i kemi bimore dhe shtazore dhe këto janë të dyja të nevojshme. Kjo ndodh me ty që në verë humbet muskul, vjen dimri merr peshë por gjithmonë me një kontigjent muskulor të reduktuar nga viti në vit. Celuliti nuk ka të bëjë me mbipeshën por ka të bëjë me prishjen e strukturës muskulare dhe nga keq ushqyerja.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *