Përshëndetje Skerdi, si fillim të uroj që të kalosh bukur këtë verë së dyti doja të tregoja hallin tim. Une jam një vajzë 26 vjeçe dhe kam qenë shumë e shëndoshë, fillova të mbaja dietë për tu dobësuar dhe sapo fillova të bija nga pasha edhe lëkura mu prish edhe filloi të më dukej si e varur. Kjo gjë më krijon shumë problem se dukem shumë e madhe në moshë me atë lëkurë por edhe për veten time nuk më pëlqen të shikoj trupin tim ashtu. Unë doja të dija ndonjë këshill se çfarë mund të bëj ndonjë ushtrim për të sjellë trupin tim në formë? Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.

 Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje, të falenderoj që lexon gazetën intervista dhe për më tepër drejtohesh tek mua për të marr një përgjigje. Përpara se të them ushtrimet që duhet të bësh do të them se çfarë ndodh me dietën e shoqëruar pa ushtrime fizike ose me pasha. Kur mban diet trupi fillon humbet peshë, pra humbet dhjam dhe muskul në të njëjtën kohë. Si çdo gjë në jetë edhe dieta e ka një anë negative pra humbet muskul. Shiko çfarë paradoksi ndodh, bie në peshë nga dieta por bie dhe muskuli por muskujt djegin kalorit kupton. Prandaj ndodh fenomeni që sa mbraon së mbajturi dietën fillon merr peshë madje akoma dhe më shumë seç ishe më përpara. Ti ke pësuar një rënie drastike në peshë dhe për këtë arsye të është varurur lëkura. Elasticiteti lëkurës tuaj nuk përputhet me atë rënie në peshë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *