Jemi prag festash të fundviti dhe jo më kot kemi zgjedhur të bëjmë intervista që lidhen tërësisht me to. Valbona Halili, në këtë intervistë, na tregon gjithçka rreth festave të saj, ku i feston, cila është dhurata më e çmuar dhe sa e angazhuar është ajo këtë fundvit.

 

-Valbona, jemi në periudhë festash, e di që je e angazhuar me koncerte, por besoj do rezervosh pak vend për familjen dhe festat…!

– Është e vërtetë. Ka qenë një vit plot me koncerte, me angazhime por sigurisht që do gjej kohë edhe për familjen, sepse është familja pastaj janë angazhimet.

– Cili është vendi më i mirë për të kaluar festat?

– Ku ka më mirë sesa shtëpia, familja?! Nëse do të flisnim për një mundësi tjetër, jashtë shtëpisë,  do të më pëlqente t’i kaloja në një vend të ngrohtë, në këto pishinat dimërore, bashkë me djalin tim.

– Cilët janë  personat me të cilët dëshiron ta kalosh 25 dhjetorin? Po natën e ndërrimit të viteve?

– Më familjen tim, por duke qenë të angazhuar në koncertet festive kam përshtypjen që do më ngelë shumë pak kohë.

– Cila është menuja që të pëlqen për natën e Vitit të Ri?

– Ajo që bëjmë gjithmonë nëpër shtëpitë tona, tradicionalja. Më pëlqejnë shumë gogozharet e kuqe, sallata ruse, gjeli, ndonjë byrek me qumësht, si dhe bakllavanë.

– Cila është aroma që të kujton festat?

– Kanella ndoshta, pasi është përbërës në disa ëmbëlsira. Kanellë dhe vanilje. Por, një aromë e këndshme bio (qesh) që të ngjall vërtet ndjesinë e festave, është edhe aroma e druve të ndezur në oxhak.

– Çfarë luku, për Krishtlindjet e Vitin e Ri?

– Për Krishtlindje, do të më pëlqente të vishesha me të bardha ose me të kuqe. Jo ndonjë gjë e ekzagjeruar, por e fisme, meqë jemi edhe mama. (Buzëqesh)

– Çfarë xhinglash, për dekoracionin e pemës?

– I kam të gjitha, në ngjyrë të kuqe dhe ngjyrë floriri. Kam topa, engjëj, fjongo e drita dhe sa herë që mendoj për pemën, më duket vetja si një fëmijë. E shijoj shumë dekorimin dhe rezultatin, në fund.

– Pemën, natyrale apo artificiale?

– Articiale, artificiale ka shumë angari natyralja… (Buzëqesh)

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *