Përbërësit për 15 copë:

Brumë i ardhur vetë, 50 gramë
Sodë, një majë thike
Vaj vegjetal, 10 gramë për brumin dhe aq sa duhet për skuqje.
Sheqer, një lugë gjelle.
Kripë, një lugë çaji.
Miell, 300 gramë
Ujë, 300 gramë

Përgatitja:
50 gramë brumë të ardhur vetë, e përziejmë me ujë dhe 100 gramë miell. E lëmë të vijë 3-4 orë në temperaturë 30 gradë. Shtojmë miellin e mbetur, vajin dhe zëmë brumin. E lëmë të fermentohet një orë në vend të nxehtë. E përziejmë disa herë dhe e lëmë përsëri për një orë. Brumi duhet të jetë i butë e plot lagështirë, prandaj petullave u jepet formë në një dërrasë të lyer me vaj, ose në pëllëmbë të lyer gjithashtu me vaj. I mbushim petullat me gjellën që dëshirojmë. Brumi duhet të jetë aq i lagësht sa të zihen menjëherë vendet e ngjitura. Pasi i mbushim, i përpunojmë pak me dorë, duke u dhënë formën e një bananeje ose salçiçeje të shkurtër. I skuqim në të dyja anët në një tigan të thellë, ku të ketë 1-2 centimetra vaj. Zjarri duhet të jetë nga mesatar, në i fortë. Petullat e kuqura nga të gjitha anët, i vëmë në një letër kuzhine që t’u thithë vajin e tepërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *