Ditën e 3-të të operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike janë arrestuar në flagrancë 41 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë shpallur në kërkim 14 persona

Ndërkohë, janë ndërprerë 392 lidhje të paligjshme të energjisë.

Mes të arrestuarve, janë 5 elektricistë, punonjës të Operatorit Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (në Tropojë dhe Gjirokastër). Në gjendje të lirë ndiqet 1 inxhinier (punonjës i OSHEE në Gjirokastër) si dhe një punonjës i Bashkisë Fushe Arrëz.

30 nga të arrestuarit janë pronarë biznesesh.

Rezultatet sipas qarqeve:

  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 12 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës janë arrestuar 3 persona.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë 2 persona
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë arrestuar 3 persona dhe janë shpallur në kërkin 2 persona.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat është arrestuar 1 person.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë arrestuar 3 persona.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë arrestuar 3 persona dhe janëshpallur në kërkim 3 persona.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korcë janë arrestuar 4 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë është arrestuar 1 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
  • Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë arrestuar 5 persona .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *