Përshëndetje e nderuar psikologe! Më është bërë fiksim të shikoj njerëzit veç në sy kur bisedoj edhe më acarohen nervat, ndihem keq, bllokohem e s’më vjen asgjë në mendje. Ju lutem më thoni si ta largoj këtë ves?

 Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi, Adresa: Sheshi Ëillson, pranë Postës Shqiptare nr.8, Numër telefoni: 0695726669: Përshëndetje e dashur , ju falenderoj për letrën tuaj! Informacioni juaj është pak i ngushtë,  zakonisht është e udhës pak më shumë detaje rreth problemit të paraqitur. Vlen për tu bërë disa pyetje rreth çështjes; Sa kohë ka që ju fiksoheni tek sytë e njerëzve gjatë bisedës ? Çfarë ju bën të ndiheni keq dhe e acaruar ndërkohë që jeni duke parë sytë e bashkëbiseduesit tuaj ? Apo sa  kohë zgjat që ju të humbisni vëmendjen tuaj vetëm tek sytë e tjetrit ? A keni patur fiksime të tjera përveç këtij rasti ? Ju ndiheni keq për sytë e dikujt apo për faktin se kjo gjë ju huton duke humbur kështu infomacionin e dhënë? Si është bllokimi juaj deri në cilën pikë shkon ? Është pozitiv fakti që je e ndergjegjshme se ky është vetëm një fiksim dhe asgjë tjetër nuk sjell vërtetësi. Tani duhet vetem të gjesh mënyrën se si të lirohesh prej saj. E di mirë sa e vështirë është për ty të merresh me gjëra të tjera sepse mendja të shkon direkt tek fiksimi i syve, dhe ka njerëz që kur flasin kërkojnë një vemendje të tepruar për ti parë në sy, e këtë të fundit marrin si formë respekti.  Ndërsa për ty është kthyer në një gjë vërtetë shqetësuese. Por mundohu t’ia dalësh me pak sforcim çdo ditë nga pak. Do të rekomandoja të  reflektonit për zanafillën e këtij fiksimi dhe sa vlerë ka për ju, të fokusoheni tek tiparet e fytyrës, ndërkohë që tjetri flet.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *