Është një ndër modelet e njohura shqiptare, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen me anë të pasionit të saj për fitnesin. Bëhet fjalë për Dorina Memën, e cila së fundmi i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj, teksa ka zbuluar një detaj nga jeta private. Ajo ka zbuluar se është një vajzë tipike tradicionale, tamam shqiptare, që shkojnë të virgjëra në natën e parë të martesës.

Edhe pse është një zakon i lënë pas në kohë, Dorina ka treguar se i ka qëndruar besnike këtij riti.

Duket se bukuroshja e bodybuilding i është përmbajtur traditës së vjetër shqiptare, ashtu siç e donte zakoni. Aktualisht Mema prej vitesh është e ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka një vajzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *